• |
ide | kryesore

Hallaçi i ndryshon fytyrë Kukësit, në pritje të Gegës: 7 pikë kuksiani, asnjë tropojani

-Instant, Sport



Asnjë pikë me Skënder Gegën, 7 me Rrahman Hallacin: Kukësi ka ndryshuar kurs në një sezon të nisur në mënyrën më të keqe, por jo për shkak të ndryshimit në pankinë, por sepse ndoshta ka gjetur në problemet shëndetësore të teknikut tropojan motivimin për të dhënë atë që shpresohej kur u ndërtuar skuadra veri lindore. Natyrisht në këtë pikë nuk mund ti hiqet asnjë presje meritave të Hallacit në karikimin dhe drejtimin e një skuadre në krizë të plotë pas dy humbjeve radhazi e një pikë në tre takime, por ishte pikërisht atëherë kur gjërat u transformuan si me magji, në ditën kur u mësua dërgimi në Turqi i Gegës për shkak të përkeqësimit të gjendjes me Covid 19.

Dy fitore radhazi kundër dy skuadrave pretendente, 1-0 ndaj Lacit dhe 2-4 në Loro Borici me kryesuesit e Vllaznisë, që janë paralajmërimi i qartë për të gjithë se Kukësi u kthye. Madje u kthye duke gjetur një lider si Agim Ibraimi, autor i tre golave në dy ndeshje që e bëjnë sulmuesin shqiptaro-maqedonas golashënuesin më të mirë të Bluve në këtë kampionat. Morali i skuadrës tani është krejt tjetër dhe bindja në potencialin që zotërojnë gjithashtu. Nga zero pikë në renditje, në vetëm tre larg kreut japin tjetër atmosferë në kampin kuksian, që prêt tashmë në qetësi një tjetër armë plus: rikthimin në pankinë të Skënder Gegës, për të vazhduar ndjekjen e objektivit titull, asnjëherë të sfumuar në Kukës, edhe në ditët më të vështira…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *