• |
ide | kryesore

Jep dorëheqje mjeku që këshilloi Trumpin për koronavirus

-Instant, Lajme, Planet



Scott Atlas, këshilltari për pandeminë i presidentit amerikan, Donald Trump ka dhënë dorëheqjen. Atlas ka informuar Trumpin për vendimin e dorëheqjes përmes një letre që ka postuar në rrjetin social, Twitter. Atlas, ndonëse nuk kishte përvojë zyrtare në shëndetin publik apo për sëmundjet infektive, ka kaluar vetëm katër muaj duke këshilluar Trumpin.

Skepticizmi i tij për izolimet afatgjata, mbylljet e shkollave dhe vendosjes së maskës për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, kanë qenë në kundërshttim me qëndrimet e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë.

Anthony Fauci, ekspert për sëmundje infektive në Shtetet e Bashkuara, ka kritikuar informacionin që ka ofruar ai për Trumpin, duke e konsideruar si mashtrues dhe të pasaktë për pandeminë. Ai po ashtu ka thënë se masat e izolimit kanë qenë “dështim total”, në ndaljen e përhapjes së virusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *