• |
ide | kryesore

Mjekët i bëjnë thirrje urgjente Silvio Berlusconit: Mos lëviz dhe mos bëj asnjë aktivitet fizik

-Instant, Lajme, Planet



Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vijon të ketë probleme me shëndetin, edhe pasi arriti të mposhtë koronavirusin, pas një beteje të gjatë me të.

Mediat fqinje raportojnë se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe mjekët i kanë këshilluar që të mos lëvizë nga shtëpia.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-kryeministrit, Federico Cecconi, gjatë seancës së fundit gjyqësore për procesin “Ruby ter”, teksa ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *