• |
ide | kryesore

Moderna kërkoi autorizim nga SHBA/ Më 17 dhjetor mblidhet komisioni për të diskutuar kërkesën

-Instant, Lajme, Planet

Ditën e djeshme, kompania farmaceutike Moderna kërkoi autorizim e menjëhershëm në SHBA për vaksinën e saj kundër Covid-19, pasi rezultatet treguan sukses në shkallëm 94.1% kundër virusit. Moderna njoftoi se suksesi i vaksinës së saj është dëshmuar në mosha, raca, gjini dhe etni të ndryshme dhe shtoi se është 100% e suksesshme në paandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes. Përveç aplikimit për autorizim për përdorim emergjent, Moderna tha se do të kërkonte edhe autorizim nga Agjencia Europiane e Mjekësisë dhe do të vazhdojë diskutimet me ente të ngjashme rregullatore.


Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) tha se një komision këshillimor do të mblidhet për të diskutuar kërkesën më 17 dhjetor. FDA do të mblidhet më herët në 10 dhjetor për të shqyrtuar aplikimin e vaksinën së prodhuar nga Pfizer.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu