• |
ide | kryesore

Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për autorizimin e vaksinës kundër Covid-19 në BE

-Instant, Lajme, Planet



Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë aplikuar tek rregullatori i barnave të Bashkimit Europian për autorizimin emergjent të vaksinës së tyre kundër Covid-19. Kërkesa zyrtare erdhi pasi rezultatet përfundimtare treguan se kandidati për vaksinën i zhvilluar nga kompanitë në fjalë ishte 95 për qind efektiv në parandalimin e infeksionit.

Sipas rezultateve të studimit klinik të Fazës 3, vaksina pretendente, e zhvilluar nga kompania BioNTech e shkencëtarit turko-gjerman Uğur Şahin, ka një efikasitet prej më shumë se 94 për qind tek të rriturit e moshës 65 vjeç e më lartë. Şahin ka shpresë se së shpejti do të jenë në gjendje të transportonin dozat e vaksinave COVID-19 në të gjithë botën pas marrjes së autorizimeve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me agjencitë rregullatore në të gjithë botën për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë, nëse vaksina merr miratimin, duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për ta lënë botën të shërohet dhe të rifitojë ritmin e saj normal të jetës”, shtoi ai. Muajin e kaluar, BioNTech dhe Pfizer paraqitën kërkesën pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *