• |
ide | kryesore

Rama flet për shpopullimin në Instagram: Nuk bëhemi dot Gjermani!

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram. Në bisedën e tij me një student, Rama ka folur lidhur me disa çështje kryesore sa i përket situatës së Universiteteve.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka folur për situatën në vend, duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së masave shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më tej, Rama shtoi se vendimet për ndjekjen e leksioneve të studentëve online i ka marrë Komitetit Teknik dhe për këtë arsye nuk mund të japë një datë se kur gjithçka do t’i rikthehet normalitetin.

PJESË NGA BISEDA:

Studenti: Në valën e parë të pandemisë, ulët paketat e internetit, a do të ketë diçka të tillë?

Edi Rama: Do shikojmë sa është mundur në këtë fazë.

Studenti: Është vënë re gjatë kohëve të fundit një numër i lartë i të rinjëve që duan të largohen jashtë vendit. Kërkoni mandatin e tretë, a keni një strategji për të ulur numrat?

Edi Rama: Fenomeni i largimit nga vendi nuk është shqiptar por është shtrirë në të gjithë Europën ish-komuniste dhe disa vende të BE. Psh. Rasti i Portugalisë që ka pasur një periudhë të mirë reformash por ka regjistruar një numër largimesh që është goxha i konsiderueshëm. Ndërkohë që rrëfejmë gjithë transformin. Është shumë i madhe dhe shumë tërheqës. Sigurisht që nuk ka formula magjike dhe receta fuqibërëse. Përgjigjia është që do të bëjmë më të mirën tonë. Sigurisht që Shqipëria nuk është Gjermani dhe tërheqëse sa ajo nuk bëhet dot pavarësisht se kush drejton dhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu nuk i bind dot. Ne do përballemi deri në fund me këtë sfidë. Jam gati ta debatoj me këdo. Shqipëria që duam për të rinjtë duhet të jetë më e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës, prandaj na duhet edhe mandati i tretë. E mora me spekticizëm këtë ftesë, por rezultoi që nuk ishte profil falso.

Student: A mendoni se efektet e pandemisë janë menaxhuar si duhet ?

Rama: Patjetër që nuk ka asgjë përfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri cdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.

 

 

 



6 Comments

  1. Me ty jo e jo. Ndaj duhet te ikesh sa me pare. Plako kur nuk e ben dot kete pune ik, hapi rrugen dikujt tjeter qe mund ta beje.

  2. Spo te kerkon kush te behemi Gjermani se nuk behemi kurre, por po te kerkojme THJESHT MOS VIDH OSE E FUNDIT FARE VIDH PAK sa c’vjedhin gjithe qeverite. Kaq e thjeshte eshte. Po paten njerezit nje rroge dinjitoze e sundim ligji, nuk iken njeri. Kete se bere, ik qihu tani.

  3. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    “Punonjësit e portit kryesor të Guinesë, të cilin qeveria e ka dhënë me koncesion janë ngritur në grevë dhe kanë kërkuar të takohen me drejtoreshën e përgjithshme të Portit.Ata kan bërë protestë para zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Portit për të kërkuar shpjegime përse Porti kryesor i është dhënë me koncesion një kompanie turke.Por ajo nuk preferoi të dilte.“Drejtoresha thotë se nuk mund të zbresë sot. Ajo kërkon të shtyjë takimin deri nesër,” – tha i dërguari i punëtorëve.Të pakënaqur me indiferencën e drejtoreshës, këta punëtorë kanë sulmuar presidentin e vendit, Alpha Conde, të cilin e akuzojnë se e ka kthyer Guinenë në… Shqipërinë e Afrikës.“Guineja është shndërruar në Shqipërinë e Afrikës nën mbretërimin e Alpha Conde. Keni shitur kompaninë e telefonisë Sotelgui; Keni shitur minierën e diamantit, Aredor; Keni shitur kullat binjake te Bulbinët; Po bëheni gati të shisni Tregun Nigeria, tregun Gninguema…
    O debil Kryeminister,qe Shqiperia eshte 1000 vite larg Gjermanise dihet,por shqiptaret pretendojn qe vendi i tyre te behet te pakten si Maqedonia,por nuk jemi as si Zimbabve,qe arrestoi ministrin e shëndetësisë me akuzen për aferë korruptive me shqiptarin Ilir Dedja,ose Klodian (Mirel) Mërtiri inceneratorëve!Gjermania te penalizoi ty o jashtqitje,ti mbete ne klase,sepse nuk e kalove provimin gjerman.
    Pas refuzimit të hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë,
    Kryeministri Maqedonise Zaev dha dorheqje,vetëm se nuk mbajti nje premtim,premtimin per hapjen e negociatave me BE,jo per faj te tij,sepse Maqedeonia u ndeshkua prej Shqiperise.Ndersa drogaxhiu ynë,Kryeministri më i korruptuar ne Botë,qe nuk ka mbajtuar asnje premtim,eshte refuzuar 8 herë nga BE,
    ka kurajon te kërkojë nje mandat te tretë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *