• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 832 raste të reja me COVID-19 dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër rekord në numrin e infeksioneve. Gjithsej janë regjistruar 823 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 12 pacientë.

“Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet,1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         832

 

Të shëruar ne 24 orë                      535

 

Të shtruar në spitale                       506

 

Humbje jete në 24 orë                  12

 

Testime ditore                                  2.176

 

Testime totale                 192.620

 

Raste pozitive                         39.014

 

Raste të shëruara                 19.384

 

Raste Aktive                            18.808

 

Humbje jete                              822

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 9827

 

Durrës 1360

 

Elbasan 831

 

Fier  1455

 

Korçë 999

 

Vlorë 959

 

Shkodër 892

 

Lezhë 725

 

Berat 606

 

Kukës 409

 

Dibër 211

 

Gjirokastër 534



1 Comment

  1. Dyqind testime më shumë e dalin dyqind të infektuar më shumë.
    Pra a mos do të thotë kjo se cilido shqiptar që testohet do të dalë pozitiv ?
    Po qe kështu, do të dalë fjala e Bratajt që stadiumet e reja Rama i ndërtoi si spitale të reja për Covidin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *