• |
ide | kryesore

Vettingu i dyfishtë/ Donika Prela, limoni i shtrydhur i rilindjes

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Reforma në drejtësi ka marrë një njollë tjetër të pa shlyeshme duke flakur si limon të shtryshur Donika Prelën, pasi ajo i shërbeu rilindjes në kohën më të vështirë si kryeprokurore e Krimeve të Rënda. Ndërsa së fundi Vettingu e ka nxjerrë atë si të papërshtatshme me kriteret e drejtësisë së re, rreth dy vjet më parë ajo doli e pastër nga një proces i stërgjatë dhe i shumë diskutuar politikisht dhe mediatikisht.

Por, ajo që të bën përshtypje është fakti se  Kolegji i Posaçëm i Apelimit, e ndëshkoi me përjashtimin nga sistemi i drejtësisë, ish shoqen e Arta Markut të komanduar prej saj në këtë post, me të njëjtat fakte dhe argumenta për të cilat shkalla e parë e Vettingut e nxori atë të pastër.

Që në fillim të procesit, mbi ish prokuroren Prela rëndonin dyshimet se nuk provonte dot burimin e një apartamenti në Tiranë dhe të një depozite 4.5 milionë lekë, të krijuar nga vlera e shitjes së një apartamenti në Durrës- të blerë në të njëjtin vit gati tri herë më pak. Mbi të rëndonte edhe mosdeklarimi i një huaje 25 mijë euro, që bashkëshortit ia kishte dhënë punëdhënësi e që u konsiderua si fshehje.

Ndonëse këto fakte u shpërfaqën në sytë e të gjithëve, ndonëse përfaqësuesi ndërkombëtar i OMN, Theo Jacobs, deklaroi se dosja e saj i “lë një shije të keqe”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli në shkurt 2019 se “Verifikimet çuan në përfundimin se deri më tani nuk ka indicie të nevojshme për të çuar në rihapjen e hetimeve”, duke mos përfillur të gjitha akuzat publike në ngarkim të saj. Dhe ky verdikt u mor në një kohë kur me gojën e saj Donika Prela kishte deklaruar se në Shqipëri ishte normale të paguheshe nën dorë si burri i saj dhe se ishte e zakonshme të merrje borxhe nga të njohurit. Madje ajo shkoi edhe më tej duke theksuar se, në Shqipëri kështu ka qenë dhe kështu është.

Lexo me tej

Skandali/ Donika Prela njollos Vettingun, duke u pastruar politikisht

Por, pavarësisht këtyre bëmave, komisioni i vettingut i përbërë nga Roland Ilia si kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Olsi Komici, u vu në rolin e kamikazit. Ata morën një vendim me standart të dyfishtë që nuk përputhej me kriteret që Vettingu pati aplikuar më parë, kur  në rastin e ish- kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, KPA ishte shprehur se “sipas nenit D të Aneksit të Kushtetutës konsiderohen të ardhura të ligjshme ato që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore”.

E gjithë kjo njollë e kishte një çmim.

Ajo fillon me mënyrën se si u kap prokuroria shqiptare. Socialistët emëruan mes tymit dhe flakës në parlament, në mënyrë antikushtetues dhe dhe vetëm me votat e tyre Arta Markun si kryeprokurore te përkohshme. Por kjo e përkohshme që zgjati dy vjet, dhe që ligji ia ndalonte të bënte lëvizje kuadri dhe emërime, një nga gjërat e para që ndërmori ishte të vinte në krye të prokurorisë së Krimeve të Rënda shoqen e saj Donika Prela, ish drejtuese e prokurorisë së Durrësit, që i kishin vjedhur dosjet nga institucioni.

Dhe lëvizja nuk qe e pafajshme. Në këtë prokurori gjendeshin dosjet e drogës së gjetur në Toyota Yaris, dosjet e grabitjes së votave në Durrës nga ndërmarrja e përbashkët Dako -Avdylaj dhe dosja e manipulimeve zgjedhore të Dibrës.

Andi Bushati:Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet

Donika Prela e kreu detyrën. Ajo nuk bëri asgjë për të hetuar drejtë dhe ndërshmërisht këto patate të nxehta dhe kjo qe arsyeja me sa duket që ajo u shpall në shkurt 2019, e pastër nga komisioni i Vettingut.

Dosja e plotë e Donika Prelës/ Si u shmangën nga KPK, dyshimet për pastrim parash

Vetëm pasi institucioni i saj u shkri, vetëm pasi u ngrit SPAK, ajo u flak tej si një relike e pavlerë.

Nëse kur i duhej rilindjes, shkalla e parë e vettingut dilte në konkluzionin se ish prokurorja nuk e ka fshehur pasurinë, tani që ajo është e padobishme për të shërbyer, shkalla e dytë arriti në konkluzionin se ajo e ka bërë këtë mëkat. “Në përfundim, trupi gjykues i KPA i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo anëtarë, vendosën ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të ish- prokurores Donika Prela”, u tha në kronikat e këtij procesi.

Pikërisht këtu ironia është shumë e madhe. Jo vetëm për faktin se dëshmon se si flaket tej një shërbëtore e bindur, por mbi të gjitha sepse dëshmon se si po përdoret një nga kollonat e drejtësisë së re, pikërisht vettingu, nga rilindja në pushtet, sipas nevojave të saj të ditës.

©Lapsi.al    

Një tjetër problem është se nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM, rreth kriterit të pasurisë së Donika Prelës, rezultoi se për periudhën 2003-2012, ajo ka deklaruar si të ardhur një pagë të konsiderueshme të bashkëshortit të saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqëria e Ndërtimit “Bruci” shpk. Por ajo nuk ka asnjë dokument të pagesave me bankë dhe të pagimit të taksave dhe sigurimeve shoqërore për këto të ardhura. Kështu që ajo nuk justifikon dot dyshimin se ato para nuk janë të ardhura të zeza nga ndonjë burim tjetër.

Ndërkohë, në sitën e KPK-së kanë kaluar edhe blerjet e dy apartamenteve, që janë përfituar, sipas Komisionit, në një vlerë më të ulët se ajo e tregut. Në lidhje me këtë konstatim, Prela dhe bashkëshorti i saj kanë shpjeguar se ky çmim është për faktin se ai ka qenë punonjës në firmën e ndërtimit dhe për këtë, ka përfituar ulje të çmimit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe firma, e cila në shpjegimet e dhëna ka thënë se këtë praktikë e ka ndjekur edhe me punonjës të tjerë.

Ndërkohë, për dyshimet e ngritura nga ILDKPKI për blerjen e një sipërfaqe toke në Petrelë, me çmim më të ulët se ai i referencës, KPK tha se ishte brenda çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për këtë zonë.

Por sipas Partisë Demokratike, pas njërit prej apartamenteve fshihet një konflikt i qartë interesi.

“Një apartament që zonja Prela e ka blerë në “Rrugën Tefta Tashko Koço”, tek një Kompani e quajtur Lim-Em, administratori i së cilës është në ndjekje penale, është nën hetim po nga Krimet e Rënda. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i së cilës është nën hetim nga Prokuroria që ajo drejton”. 

Pikërisht për këto arsye PD e ka quajtur procesin e Prelës me standarte të dyfishta. Ashtu sikurse tha përfaqësuesi i OMN, Theo Jacobs, dosja e saj “lë një shije të keqe”. 

Por shije më të keqe tashmë ka lënë fakti se ajo ka gjasa të jetë shpëtuar politikisht nga komisioni i vettingut, si një njeri që ka pasuar në duar dosjet e bandave të Durrësit dhe që tani do të vazhdojë të ketë edhe ato të përgjimeve të pushtetarëve të lartë.

©Lapsi.al 



10 Comments

  1. Kjo eshte per te gjithe ata qe paten ndonje fije iluzioni se vettingu do ishte dhe do realizohej me baze profesionalizmi dhe jo thjesht nje pazar i ndyre politik. Ai kishte dhe ka ne themel mbrojtjen dhe pandeshkueshmerine e rilindasve qe e ideuan dhe e vune ne zbatim

  2. Lulzim Basha e vlerësoi biznesmenin Shefqet Kastrati si bamirës, një njeri që po u ndërton shtëpi të prekurve nga tërmeti.

    Natyrshëm lind pyetja: Çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të ndryshojë mendim për Kastratin, që dje e shndërroi nga oligark të Edi Ramës në bamirës?

    Ajo që dihet është se veç Kastratit, Lulzim Basha ka etiketuar si oligarkë edhe biznesmenë si Agron Papuli, por këtë të fundit nuk e përmend më që prej ditës kur mori një vilë në rezidencat “Long Hill”, që janë pronë e Papulit.Kjo shpellkarja e salihut u be produkt kalimtar dhe per kete sot nuk e Ryan njeri

  3. O ti palo analist e palo rrugaç gazetar Andi Bushati , po ç pune ke ti me Rilindjen e PSocialiste , o qelbesire e “e pengut te pageses shume milioneshe te Allendes albanese Ilir M…” ! Degjo ketu , o kurve politike e KSI = LESHELI ” Me 25 prill 2021 , Sovrani Popull me mbi 75 deputete te PSocialiste , do ta marri ate LAPSI e do ta fusi ne byth ty dhe soj e sorollopi te Thesarit te Qafe Krrabes dhe te 11 hakevere Viles se Lalzit te leshelise !!!!!

  4. O sovran mos se do kafshosh taulant palln per bole. degjo PS do fitoi sa fitoi pasoku dhe ne pi…. te sateme do vej ,prandaj gjej vrine miu ku te futeni

  5. i keni qi robt, ia paskeni vene gjoben e po perpiqeni tere diten per ta anatemuar si te kapur nga rilindja. Kjo nje here qe ne fillim u kundershtua nga OMN-na dhe e cuan ne apelim, apelim e nxorri me probleme dhe e dogji, kjo tregon, se paku deri tani, qe sistemi po funksionon dhe jo e kunderta. Nqs kjo do kalonte dhe ne apelim atehere do kishte te drejte kushdo te vinte dyshime. Meqe kjo eshte e kapur nga rilindja dhe i ka sherbyer rilindjes (faktet jan per hir te se vertetes qe i ka sherbyer vetvetes e jo rilindjes) pse rilindja u dashka ta “hedhi pasi e perdori si limon te shtrydhur” kur mund ta perdori prap e mund ti duhet ne te ardhme. Kjo ska sens llogjik

  6. Po mos e ul nivelin tend andi me u marre me kete kafshe ti je me i miri gazetare ne albanistan bashke me shkullakun dhe bejten po ti ke nje te keqe se mo shume se duhet komunist por per laps e qa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *