• |
ide | kryesore

Video/ Gafa në mbrojtje, Real shembet në Ukrainë e rrezikon eleminimin: Mërgim Berisha spektakël për Salzburg

-Instant, F1, Sport, Video



Raundi i pestë i Champions League hapet me humbjen e rëndë të Real Madrid kundër Shakhtar Donetsk, me ukrainasit që janë imponuan 2-0 duke shfrytëzuar në pjesën e dytë golat e Dentinho (57’) e Solomon (83’), të favorizuar nga gabimet difensive të blancos. Në Moskë ndërkohë Salzburg ka shkuar të fitojë në transfertë me Lokomotiv, e mundur 3-1 nga dygolëshi i kosovarit Mërgim Berisha (28’ e 41’) e nga goli i Adeyemi në të 81’. Miranchuk me penallti shënoi golin e nderit për rusët.

SHAKHTAR DONETSK 2-0 REAL MADRID
Tjetër ndeshje, tjetër fitore. Shakhtar mposht përsëri Real Madrid – pas tre golave në vajtje – e ngjitet në kuotën e 7 pikëve, të njëjtat me Blancos. Në Kiev vendosën golat në pjesën e dytë të brazilianit Dentinho (57′), i aktivizuar për të zëvendësuar të dëmtuarin Moraes në pjeën e parë, e Solomon (82′). Dy kundërsulme perfekte të finalizuar nga ukrainasit, që futen në rrethin e ngushtë të klubeve që kanë mundur Real në grupe, si në vajtje ashtu edhe në ardhje (në 2018-2019 arriti edhe Cska Moskë). Goli i dytë në Champions për Dentinho. Real, pa Sergio Ramos e Marcelo, humbet për herë të dytë në grup pas dy fitoreve kundër Inter e tani merengues rrezikojnë eleminimin e Zidane shkarkimin.

LOKOMOTIV MOSCOW 1-3 SALZBURG
Tris në Moskë e Salzburg shkon përpara dhe mban shpresat e kualifikimit gjallë. Fitore e rëndësishme për teknikun Marsch, që ngjitet në kuotën e 4 pikëve e vazhdon të shpresojë në kualifikimin në 1/8. Pas tre humbjeve radhazi vjen edhe suksesi i parë. Vendosin dy gola të Mergim Berishës, sulmuesi 22 vjecar me një histori sakrificash në shpinë (dy vjet më parë luante në Bundesliga 2 me Magdeburg), e goli në fund i talentit 18 vjecar Adeyemi. Asgjë për të bërë për Lokomotiv Moskë të Anton Miranchuk, ende pa fitore pas 5 ndeshjes. Rusi transformoi penalltinë e 1-2 por Adeyemi mbylli historinë 9′ nga fundi.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *