• |
ide | kryesore

Video/ Inter mban gjallë kualifikimin: Liverpool shkon në 1/8, barazimi i pritshëm në Porto-City

-Instant, F1, Sport, Video



Dy skuadra të tjera i janë shtuar gjashtë skuadrave që kishin siguruar kalimin në 1/8 e Champions League, pas ndeshjeve të pesta të katër grupeve të para. Atletico merr një pikë të rëndësishme me Bayern, ndërsa në Grupin B Inter mban gjallë shpresat për kualifikim me një fitore në fushën e Gladbach që vazhdon të kryesojë. Liverpool e Porto sigurojnë kalimin: të kuqtë me fitoren direkte kundër Ajax, ndërsa portugezët me barazimin e pritshëm në shtëpi me Cityn e kualifikuar që më parë.

GRUPI A
Fitorja e Salzburg ndaj Lokomotiv i ka komplikuar gjërat në grup për Atleticon, që në ndeshjen e fundit do ta luajë kualifikimin në shtëpinë e austriakëve. Skuadra e Simeones ka barazuar 1-1 në Ëanda Metropolitano kundër një Bayern Mynih me rezerva, por njësoj të frikshëm. Joao Felix kaloi në avantazh Colchoneros në minutën e 26, por Mueller fitoi një penallti, të shndërruar në gol po vetë katër minuta nga fundi, por ta bërë të domosdoshme një rezultat pozitiv në transfertë për spanjollët në raundin e fundit. Atletico luan për dy rezultate, ndërsa Salzburg duhet vetëm të fitojë.


GRUPI B
Duhej një fitore për të shpresuar dhe Inter synimet e tij në transfertën me Borussia Moenchengladbach i bëri të qarta që në fillim. Në minutën e 17 të ndeshjes zikaltrit e Antonio Conte kaluan në avantazh me Darmian, por u befasuan pikërisht në fundin e pjesës së parë në përballjen delikate kundër Gladbach. Zikaltrit pasi humbën rastin për të shënuar golin e dytë, pësuan barazimin në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur harruan Plea në qendër të zonës. Inter rriti ritmin dhe gjeti sërisht avantazhin në minutën e 64 me Romelo Lukakun. Sulmuesi belg shënoi edhe golin e tretë përballë gjermanëve, që pësuan një tjetër gol në harkun e 9 minutave, por u futën në lojë me golin e dytë Plea, që shënoi edhe të tretin, por për fatin e Conte në pozicion jashtë loje. Zikaltrit me 5 pikë duhet të fitojnë me Shakhtar (7) dhe të shpresojnë që Gladbach e Real të mos barazojnë.





GRUPI C
Duhej një pikë për të marrë në shtëpi kundër Manchester City dhe ashtu ndodhi. 0-0 në Dragao i ka mjaftuar Portos të ndjekë anglezët në 1/8 e finaleve, edhe pse si vend i dytë. Fitorja e Marseille në ndeshjen kundër Olympiacos vlen vetëm për ti dhënë mundësinë francezëve të tentojnë kalimin në Europa League si vend i tretë. Grekët kaluan të parët në avantazh me një super gol të Camara, por Marseille përmbysi gjithcka me dy penallti të Payet (55, 75).



GRUPI D
Liverpool siguroi kalimin dhe vendin e parë me fitoren 1-0 kundër Ajax. Skuadra e Klopp rrezikonte shumë në përballjen me hollandezët që ishin vetëm me dy pikë më pak para ndeshjes, aq sa Atalanta që luante kundër vendit të fundit që nuk kishte marrë asnjë pikë në katër ndeshje. Por Reds morën fitoren me golin e Jones në minutën e 58, që i ngjiti kampionët e Anglisë me 12 pikë. Nuk përfiton nga situata Atalanta, që bllokohet në Bergamo 1-1 nga Midtjylland. Pika e parë për ta, ndërsa bergamaskët u ngjitën në kuotën e 8 pikëve, por për kualifikimin, do ta sfidohen në një ndeshje për jashtë apo brenda me Ajax në Amsterdam.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
Lokomotiv Moscow 1 – 3 Salzburg
Atletico Madrid 1 – 1 Bayern Munich
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
Shakhtar Donetsk 2 – 0 Real Madrid
Borussia Moenchengladbach 2 – 3 Inter
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
FC Porto 0 – 0 Manchester City
Marseille 2 – 1 Olympiacos
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
Atalanta 1 – 1 FC Midtjylland
Liverpool 1 – 0 Ajax



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *