• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Dibër, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se një makinë tip “Opel” që drejtohej nga një 26-vjeçar me iniciale L.Gj. nga fshati Arras ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën njëri nga 3 pasagjerët.

Viktima është me iniciale M.B. rreth 34 vjeç. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Policia thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *