• |
ide | kryesore

Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Pak ditë më parë, një vjetori i tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, pati si epilog ndeshjen mes propogandistëve dhe kritikëve të procesit të rindërtimit. Kryeministri, ministrat , mbështetësit e tyre, pomponin shtëpitë e ringritura, projektet 3D të lagjeve të reja dhe nuk linin pa nxjerrë në plan të parë ndonjë sharlatan që s’kishte turp të thoshte: “falë zotit, tërmeti ra në kohën e Edi Ramës”.

Nga ana tjetër, opozita dhe mjaft ekspertë të pavarur flisnin për mosmbajtjen e premtimeve se të gjitha shkollat do të ishin gati që në shtator, se në fund të këtij viti të gjithë ata që humbën shtëpitë do të ristrehoeshin, pra për dështimin e slloganit, se askush nuk do ndihej kurrë vetëm. 

Në fakt, dita e një vjetorit të kësaj fatkeqësie, ishte vetëm kulmimi i një fushate që zgjat prej muajsh. Përgjatë saj, propaganda e qeverisë shfaqej me varganë hudhrash e me torta në duar, për të reklamuar shtëpitë e rindërtuara, ndërsa PD trokiste tek njerëzit e zhgënjyer të mbetur në çadra, apo te ata që ende nuk kanë marrë kompensimin që u takon.

E gjithë kjo betejë e stërgjatur mbetej e reduktuar në shembuj episodikë për një arsye të thjeshtë. Për shkakun e vetëm se qeveria ruante me fanatizmin e sekretit të kodit bërthamor, shifrat e realizimeve të buxhetit për procesin e rindërtimit. Ajo tentonte tu hidhte hi syve shqiptarëve me ndonjë kronikë mashtruese në televizione, pa dhënë llogari për bilancin real se sa para ka arritur të shpenzojë në këtë proces.

Shumë demonstrative për të kuptuar këtë është rishikimi i një debati të Edi Ramës me gazetarët, në 15 tetor në “Opinion”.

Armand Shkullaku e pyeti disa herë se përse ministria e Financave e mbante të fshehur shifrën e realizimeve të ulëta. Kolegia Fatjona Medini këmbënguli në detyrimin e kryeministrit për të bërë transparencë për këtë çështje të rëndësishme (shiko videon).

Video/ Shikoni si doli zbuluar Edi Rama nga raporti i FMN për dështimin e rindërtimit

Por, me paturpësinë e atij që ka dështuar, Edi Rama filloi të bëjë ironi dhe të dredhojë pa dhënë një përgjigje.

Shifrat që kryeministri fshehu një muaj e gjysëm më parë, ne i kemi sot falë raportit të fundit të FMN-së. Ajo që zbulohet është katastrofike. Deri në muajin shtator, qeveria kishte arritur të realizonte vetëm 8% të fondit buxhetor që pati parashikuar vetë. Pra një pjesë fare minimale (22 milionë euro) nga 270 milionë që kishte paraparë në buxhet (lexo ketu).

Mjafton kjo shifër për të kuptuar se përse ky dështim ruhhej me fanatizmin e një sekreti shtetëror dhe se përse Rama luante teatër në “Opinion” kur pyetej nga Medini dhe Shkullaku.  

Por mbi të gjitha, ajo që na plasi përpara syve Fondi Monetar Ndërkombëtar është fakti se historia që nisi me slloganin “ti nuk do të jesh kurrrë vetëm”, po rezulton një dështim spektakolar. 

Qeveria, dhe administrata e drejtuar prej saj po rezultojnë të pa fuqishme dhe të pa afta në qëllimin kryesor që ata i kanë vënë vetes: procesin e rindërtimit.

Dhe këtu më e rëndësishme sesa pyetja se përse detyrohen të gënjejnë, është një tjetër: si ka mundësi që nuk i’a dalin dot në një çështje që e kanë shpallur si prioritet.

Ndryshe nga opozita dhe shumë kritikë të Ramës që e paraqesin këtë dështim si pasojë të një lideri të pashpirt që nuk merakoset për ata që kanë mbetur në çadra, si një lënie pas dore për tu marrë me tenderat fitimprurës dhe orekset e oligarkëve, ndoshta kjo disfatë i ka rrënjët më thellë.

Eshtë e vështirë të besosh se Edi Rama nuk e ka pasur prioritet rindërtimin. Eshtë po ashtu absurde të mendosh se ai nuk ka këmbëngulur për një efikasitet shumë herë më të lartë se ai 8% që tregoi FMN-ja, për këtë kauzë që donte ta kthente në flamurin e fushatës së ardhshme elektorale. 

Edhe dëshmitë shkojnë në këtë drejtim. Edi Rama çirret dhe i ulëret pa pushim vartësave që merren me këtë çështje. Madje njerëzit pranë tij tregojnë edhe anekdoda se si ai ka instaluar një kamerë në kantierin e Thumanës, nga ku kontrollon vetë se si po ecin punimet.

Por, pavarësisht këtyre, piramida e ngritur prej tij ka dështuar dhe nuk ka treguar dot as efikasitetin më minimal. 

Dhe arsyeja është e thjeshtë, sepse për dy mandate me radhë, rilindja ngriti një këmbë një makineri shtetërore, karburanti i vetëm për mirëfunksionimin e së cilës ishte korrupsioni. Pa pasur interes okult privat, si nxjerrja e 14 vendimeve të qeverisë brenda një dite për inceneratorët, ky mekanizëm nuk vihet dot në punë. Ai prej kohësh është programuar për të ndarë fitime të ndyra, por aspak për punë pa leverdi private, rindërtime shtëpish për hallexhinjtë, apo objektiva që kanë të bëjnë me të mirën publike.

Pikërisht për këtë Rama ka dështuar me rindërtimin të cilin donte me ç’do kusht ta përdorte si histori suksesi. Ai nuk mund të akuzohet se nuk ka dashur, por thjeshtë se qëndron në krye të një piramide që e ka të pamundur. Se ka ngritur një mekanizëm, i cili që në start nuk është dizenjuar për arritjen e objektivave të tillë. 

Prandaj dhe fakti se kjo qeveri dhe kjo administratë nuk arrin dot të realizojë me rindërtimin as një të dhjetën e atyre që ka marrë përsipër vetë, nuk ka pse të na çudisë. 

Dështimi qe fati i paracaktuar i saj. Ishte ai që e detyroi Ramën të mbysë sekretin me propagandë dhe të bënte teatër me gazetarët, deri sa një tjetër “kazan”, ai i FMN-së, i plasi në sy të vërtetën. 

 ©Lapsi.al



14 Comments

  1. Kështu siç e ke shtruar z.Bushati, del që Edi Rama është djalë i mbarë po ça ti bej sistemit që ja ka korruptuar administratën e tij.

    Nuk e ngriti “Rilindja” këtë përbindësh korrupsioni, por Edi Rama dhe Partia Socialiste, “Rilindja” është thjesht një pseudonim për të hutuar elektoratin.

    Nuk i duhet Ramës të ndërtoj të gjitha shtëpiat dhe as ti nisi ato, Euro nga BE nuk dihet ku kanë përfunduar por ai po ndërton me lekët e Turqëve dhe Arabëve apartamente në Shijak, Vorë dhe Fushë-Krujë. Dhe me këto 100 apartamente (sa një pallat 12 katësh ne Astir) do të bombardojë elektoratin nëpër media të gjithë fushatën elektorale të 25 Prillit, si një Mesiah që ndriti frymorët e këtyre trojeve.

    E.Rama ka mbi 20 vjet në pushtet dhe mbi 30 vjet në politikë.
    Propaganda është esenca e ekzistencës së tij, prandaj ka berë çmos të këtë kontroll mbi median.
    Asgjë e bërë nga ai nuk është e rastësishme, askush i vendosur nga ai nuk është i rastësishëm, të gjithë i shërbejnë një qëllimi te përbashkët:
    Asgjësimi i këtij vendi, vrasja e të kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së këtij populli.

  2. Ca flet o Bushat, realizimi nuk eshte 8%, por 8,1%. Jane realizuar vetem 22 milione nga 270 milione qe ishin parashikuar ne buxhet. Dakord, por me se do paguheshin inceneratoret? Eshte dhene ndihme e vogel ekonomike per pandemine, dakord por me se do paguheshin koncesionet ne shendetesi? Shendetesia ka probleme. Ne rregull, por spitalet ama jane me te bukura se me pare. Tani te kenaqet syri kur i sheh. Parkimi ne QSUT eshte vijezuar dhe eshte bere me pagese. Cdo gje eshte ne rregull. Do thote Bushati qe e ka inat Ramen se nuk ka ilace, e ku eshte problemi ketu? Shendetesia falas, premtimi madhor i 2013 eshte realizuar dhe jo vetem kaq, por kaq mire sterilihohen ato veglat per nderhyrje kirurgjikale, saqe kushtojne 40 here me shume se ne Gjermani. Pra jemi 40 here me mire se Gjermania dhe jo 10 here sic tha per modesti deputeti socialist. Per te marre shembull sa perpara ka ecur Shqiperia, mjafton te shohesh ndryshimin e Balles dhe Spiropalit nga viti 2013 e deri me sot. Do thoni ju te gjithe tallen me Spiropalen sic u tall Rakipi nje nate ne tv, po mire, pamjen e jashtme ia rregulloi rilindja tani do merret pak me trurin e saj. Sa te kemi Edi Ramen, do kemi projekte te shkelquera tredimensionale, do kemi luge qe do na duken te florinjta dhe pjata qe do na duken prej porcelani shume te mire, por mos u kapni kot me te se pjatat nuk mund t’ia mbushe te tjereve, ia mbush vetem vehtes. Keshtu edhe shtepiat nuk do iua ndertoje te tjereve, te veten e ka ne rregull. Njerezit te zgjedhin ne 3d ate shtepi qe i pelqen

  3. Bushat shkrimi eshte si te thuash nje ballance farmacie.
    Dje degjuam lajmin qe nje kompani sviceriane i mbaron kontrata me shtetin per kolaudimin e makinave qe Berisha ja dha vetem per te vjedhur.Kjo eshte nje luge uje ne oqeanin e vjedhjes nga Berisha dhe familja,.
    Rama e vazhdon kete vjedhje se nuk mund ta nderprese me cfare te mundet.
    Berisha vjedh KAQ ama Rama vjedh KAQ+11,Meta vjedh KAQ +19,Basha vjedh KAQ +17….pra KAQ eshte vjedhje normale ,asnje nuk e heq dot kete KAQ vetem i shtojne shifrat sipas deshires.
    Degjon kryemashtruesen Kriemadhi qe nuk ka turp fare”pse nuk di une qe Rama ka vjedhur me shume se ne”.
    Pra vjedhja KAQ eshte legale,si te thuash eshte nje “rrenje” qe nuk duhet shkulur.
    Une nuk besoj dot asnje derisa te degjoj qe KAQ nuk eshte njesi matese e vjedhjes.

    1. SGS qenka kompani hajdute? Keta qelbesira nuk lene gje pa ndyre e pa share. Sa per dijeni eskuziviteti. Do ta marre Kastrati qe do tua jape me licence kompanive te vogla

  4. Fabula e rindertimit,
    vazhdimi mashtrimit,
    ashtu si gjithe keto vjet,
    ekonomia e rrenu krejt,
    nga nje Rame sharlatan,
    per ekonomi fare hajvan,
    ka si embleme kjo qeveri,
    te shkru ne balle – Varferi!

  5. Rama i ka bo me hije. Kte loqen qe ka mbaru per italisht, lubonjen qe ska asnje edukim formal, shkullakun qe ka mbaru per “gazetari”…..
    Nuk ka rendesi se ku jane e per ca flasin. I fillojne hartimet me rezyme te deshtimeve te Rames, vazhdojne me rrenat e Rames dhe per “fakte” paraqesin shkrimet e njoni tjetrit ose raportet e FMN qe jane diku. Kur dikush merr mundimin dhe ja lexo raportet e FMN dhe i thote qe shiko se nuk shkrujne ashtu sic po thoni ju, atehere fillojne me: e me se kte kishin ndermend ata….

  6. Edhe nje tjeter pjate e ftohte per Ramen mbas mos celjes se negociatave per te 7 vit rradhazi. Realizimi per rindertimin 8% dhe njerzit kane 1 vit jashte.He mer Rilindasit e Rames qe shkruani ne portal cfare do thoni tani, cfare do spiropalizoni.E thote FMN jo SHQUPI.Apo do filloni avazin jo po Saliu kshu e Luli ashtu.Saliu eshte si eshte por vendin e futi ne NATO po Rama kur do na fusi ne BE.

  7. Bota eshte nje kazan i madh me perjashtim te disa shteteve.

  8. Kurva e vogël e gjysh Hysniut…..
    Pra ” shoku Enver nuk di gjë,po fajin e kanë komunistët në bazë….”
    Prostituta,gojore e Edi Ramës je bërë o Andi….

  9. Bushat,
    Me me 270 milion euro ndertohen mbi 15 000 ( pesembedhjete mije ) apartamente me 75m2 seicili, aq sa qene 3+1 para vitit 1990. Nenkuptohet me kosto pa fitim. (dhe pa vjedhur 15000 te tjera). Mijra apartamente te tjera mund te beheshin nga firmat me fondin e 3 % per cdo eje qe eshte dhene nga 2018. Keteo i ndertonin firmat e ndertimit me paret e veta dhe te paguheshin simbas realizimit. Kaq e thjeshte eshte.
    Ne 1967 dhe 1979 i ndertuam shtepite me duar mbasi nuk kishim mjete e le pastaj ne nentor dhjetor ne ate debore. Pederastet ,kurvickat dhe hajdutet nuk u dhimbset populli fukara.
    Bushat respekte.

  10. SA TE KENI BEN AHMETAJN MINISTER ( KY ESHTE BENIAMINI RAMES) kokerr leku nuk shkon per popullin. Beni I Ahmetajve ka 3 dashnore per te mbajtur me nje jete luksoze.
    Keto jane vjedhesit me te medhej ne historin e shqiperis.
    Kto troç hyn për te vjedhur jo per te qeverisur.
    VDEKJE RAMES – AHMETAJT-DAKOS-GJIKNURIT

  11. Me fjale? qeni hajdut e tradhetar merr edhe nje mandat te trete! Llull Basha, nuk ka me alibi po humbi edhe kesaj rradhe! Kjo do te ishte e keqja me e madhe per Shqiperine e shqiptaret! Humbja e opozites do te thote se edhe ata ishin ne tepsine e qenit hajdut…… Me pas nuk ka rruge tjeter perveç rrevolucionit popullor, per te fshire nga faqja E dheut te gjithe klasen e ndyre politkare shqiptare! Kur shohim qe nje fare Kelliçi, qe na trgon i ngazellyer nje ftografi te bere ne Deline, dhe e quan nje fitore, te kap merzija,,,, eshte per te perseritur tamam fjalet e doçit “vajmedet per opoziçken” Kjo trgon se edhe mbishkrime neper mure te rrugeve kjo fare opozite nuk guxon (ose eshte ne valle)) te aktivizoje njerezit te shkruajne kunder hajduteve ( gjera qe njerez guximtare i shkruheshin fshehtas edhe ne kohen e endhjerit)….Pra ku eshte besimi qe njerezit te ken ne kete mutopozite me kete mutkryetar????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *