• |
ide | kryesore

Champions/ Tetë të kualifikuara në 1/8: ja kush mund ti bashkohet në mbrëmje

-Instant, F1, Sport



Champions League vazhdon pa ndalesë në këtë sezon e në raundin e pestë është koha e verdikteve. Tetë skuadra janë kualifikuar tashmë në fazën e 1/8, ndërsa 9 kanë përshëndetur kompeticionin deri tani, ndërsa të tjerë presin të sigurojnë biletën e kalimit në mbrëmjen e të mërkurës. Kjo është situata në katër grupet e fundit.

GRUPI E – Sevilla e Chelsea janë matematikisht të kualifikuara në 1/8, kush fiton mes dy skuadrave kryesuese vetëm merr vendin e parë. Krasnodar e Rennes ndërkohë nuk mund të shkojnë më tej në Champions, por kush fiton mbërrin në vendin e tretë e siguron kalimin në Europa League.

Sevilla (10)- Chelsea (10) – Krasnodar (1) – Rennes (1)

GRUPI F – Dortmund kualifikohet nëse nuk humbet në shtëpi kundër Lazios ose nëse Bruges nuk arrin ta mundë Zenit. Në rast fitore verdhezinjtë do të ishin të sigurtë për vendin e parë. Për tu kualifikuar, bardhekaltrit duhet të mposhtin gjermanët, ose të shpresojnë në një humbje të Bruges kundër Zenit, por Lazios do ti bënte punë edhe një barazim, nëse edhe sfida tjetër përfundon në ekulibër. Zenit do të renditet matematikisht në vendin e katërt nëse nuk mposht Bruges, që në rast të një barazimi të dyfishtë do të pozicionohet në vendin e tretë që të con në Europa League.

Borussia Dortmund (9) – Lazio (8) – Club Bruges (4) – Zenit (1)

GRUPI G – Barcellona e Juventus janë kualifikuar në 1/8 e finales. Katalanasit do të jenë matematikisht në vendin e parë nëse mposhtin Ferencváros e Juventus nuk fiton kundër Dynamos, ose nëse barazojnë e bardhezinjtë humbasin. Vendi i tretë nuk mund të vendoset në raundin e pestë, por vetëm në atë të fundit, kur do të përcaktohet edhe vendi i parë, nëse të dy skuadrat kryesuese fitojnë ndeshjet e tyre respektive.

Barcellona (12) – Juventus (9) – Dynamo Kyiv (1) – Ferencváros (1)

GRUPI H – Manchester United kualifikohet nëse nuk humbet kundër Paris e mbërrin matematikisht i pari nëse mposht francezët e Leipzig nuk fiton, ose nëse barazon e gjermanët humbasin. İstanbul Başakşehir do të eleminohet nëse nuk mund Leipzig e do të jetë matematikisht i katërti nëse humbet e PSG merr të paktën një barazim kundër United, ose nëse barazon e Paris fiton.

Manchester United (9) – Paris Saint-Germain (6) – Leipzig (6) – İstanbul Başakşehir (3)

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
18:55 FC Krasnodar ? – ? Rennes
21:00 Sevilla ? – ? Chelsea
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
21:00 Borussia Dortmund ? – ? Lazio
21:00 Club Brugge ? – ? Zenit St. Petersburg
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
21:00 Ferencvaros ? – ? Barcelona
21:00 Juventus ? – ? Dynamo Kyiv
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? RasenBallsport Leipzig
21:00 Manchester United ? – ? Paris Saint-Germain



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *