• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Gruaja “kap mat” ish-lojtarin e Realit me shoqen e saj të ngushtë

Arkiva, Lapsi Leaks



Ish-lojtari i Real Madrid, Jese Rodriguez është bërë sërish pjesë e kopertinave rozë. Mediat spanjolle kanë publikuar videon kur e dashura e tij Aurah Ruiz e kapi futbollistin në një vilë luksoze në Las Palmas me shoqen e saj të ngushtë Rocio Amar.

Të bërtiturat e saj dëgjoheshin në të gjithë zonën dhe çifti është bërë edhe një herë burim i thashethemeve për jetën e tyre intime. 

Ndarjet dhe bashkimet e tyre kanë qenë të shumta. Rodriguez është kapur shpesh nga mediat duke tradhtuar partneren e tij duke bërë që jeta private të dëmtojë profesionin e tij.

Jesé Rodríguez dhe Aurah Ruiz filluan lidhjen e tyre në 2016 dhe si rezultat i romancës së tyre, lindi djali i tyre, Nyam. ©LAPSI.al

https://youtu.be/m90xxUxOf4g



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *