• |
ide | kryesore

Detaje nga ekzekutimi që tronditi Vlorë, si vepruan vrasësit e 27-vjeçarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit, në Vlorë.

Autorët i kanë zënë pritë të riut 27-vjeçar dhe ishin të sigurt që do të kalonte në këtë rrugë. Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.

Në drejtim të mjetit të Benjamin Boshanit janë derdhur 15 plumba kallashnikovi, ndërsa 8 prej tyre e kanë goditur në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gazetari i News 24 zbuloi se i riu kishte ndërruar jetë në momentin që një banor i zonës e pikasi brenda makinës së tij.

Deri më tani policia ka shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për pazare droge, duke u nisur edhe nga fakti që i riu kishte bërë burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *