• |
ide | kryesore

Diplomacia e vaksinës/ A do të mbeten shqiptarët sërisht në bisht?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga mesi i gushtit, kur sapo u negativizua nga Covid-19, Erion Veliaj doli një xhiro intervistash ekranet e Tiranës, ku si zakonisht nuk harroi të mburrte Edi Ramën. Ditët e karantinës nuk i kishte çuar dëm. Mendja i kishte shkuar tek një elozhe e re. “Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, unë besoj se një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më të famshëm dhe të fortë që njeh është kunati i vet. Na duhet një lider që e njeh rindërtimin, urbanistikën, që ka respektin e botës, është kryetar i OSBE. Është mik personal me shumicën e kokave të botës” tha kryetari i Bashkisë. (VIDEO KETU)

Përtej servilizmit që imponon frika apo adhurimi për shefin, dashur pa dashur, Veliaj vuri në peshore aftësinë e Ramës për të siguruar vaksinën. Sepse tani që gara është realitet dhe shtetet kanë bërë porositë e para, ia vlen të bësh një krahasim si ai që i kishte shkuar mendja Veliajt.

Ku qëndron “miku i kokave të botës” në renditjen e garës për një vaksinë?

Britania e Madhe

Britania e Madhe u bë shteti i parë në botë, që autorizon aplikimin e vaksinës anti-covid të firmave Pfizer dhe BioNTech. Brenda kësaj jave, do të furnizohet me 800 mijë doza për të nisur me vaksinimin e stafeve spitalore dhe të moshuarve mbi 80 vjeç, që këtë muaj. Por sigurisht që krahasimi me Britaninë e Madhe do të ishte i padrejtë për kryeministrin e një vendi të vogël si Shqipëria.

Italia

Vaksinimi në Itali pritet të nisë nga 15 Janari. Kreu i Këshillit të Lartë të Shëndetit në këtë vend, Franco Locatelli lajmëroi pak ditë më parë se Italia do të marrë vaksinat e para sapo ato të aprovohen nga agjencia evropiane e ilaçeve EMA.

“Besoj se mund ta kemi si dhuratë Krishtlindjesh, aprovimin e dy vaksinave të para dhe më pas, nga 15 Janari do të jemi në kushtet e duhura për të nisur vaksinimin” tha Locatelli.

Gjithsesi, Italia është një nga vendet e fuqishme të Bashkimit Europian dhe krahasimi i diplomacisë dhe fuqisë ekonomike të saj mund të jetë i papërshtatshëm për një vend si Shqipëria.

Greqia

Krahasim mund të bëhet me Greqinë. Fqinjët tanë jugorë mund ta nisin vaksinimin që në fund të këtij muaji. Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas tha në një intervistë për Mega se vaksinimet do të fillojnë në fund të dhjetorit dhe fillimin e janarit dhe qeveria do të nisë një fushatë informimi në mënyrë që të bindë qytetarët për rendësinë dhe besueshmërinë e vaksinës. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është të përfundojë vaksinimin e qytetarëve deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.
Duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Europian, ndoshta aftësia e Ramës në garën për vaksinën nuk është e drejtë të krahasohet me atë të Mitsotakis.

Serbia

Vuçiçi u ka thënë serbëve se ka paguar tashmë për 1.8 milion doza të vaksinave nga disa partnerë njëherësh. Një pjesë do të merren nga Covax dhe një pjesë ka premtuar t’i tërheqë në fund të këtij viti.

“Deri më tani kemi 1.8 milion doza për në fund të këtij viti dhe për të gjithë vitin tjetër nga sistemi Covax dhe duket se do të jetë vaksina e Pfizer-BionTech, por ne po negociojmë edhe më Kinën, Rusinë, Britaninë e Madhe dhe me këdo nga ku mund të marrim një vaksinë, sepse ne duam sasi më të mëdha” është shprehur ai.

Maqedonia e Veriut

Edhe Maqedonia e Veriut është pjesë e Covax njësoj si Shqipëria. Por fqinjët tanë lindorë nuk janë mjaftuar vetëm me ofertën për vaksinimin e vetëm 20% të popullsisë që ofrohet nga Covax. Përveç 800 mijë dozave të Covax, pritet të merren furnizime të tjera edhe nga Greqia, sipas një marrëveshjeje që është bërë me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se përpos programit COVAX, Maqedonia e Veriut tashmë ka dhe dy oferta të tjera për t’u furnizuar me vaksina kundër koronavirusit.

“Kemi edhe dy oferta tjera, njëra nga Polonia dhe tjetra përmes kryeministrit grek (Kyriakos) Mitsotakis, i cili në takimin në Selanik ka shprehur vullnetin dhe mundësinë që të jemi pjesë e sasisë së tyre të prokurorimit, ku si vend anëtar në Bashkimin Evropian, Greqia do të furnizohet me vaksinë përmes kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë AstraZeneca”, ka bërë të ditur ministri Filipçe, shkruan Evropa e Lirë.

Po ashtu, marrëveshje janë bërë direkt edhe me disa kompani që po zhvillojnë vaksinat, sipas Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për Imunizim në Maqedoninë e Veriut.

Kosova

I vetmi shtet tjetër si Shqipëria, që aktualisht pret vetëm ndihmën e parë nga Covax është Kosova. Sipas raportimit të mediave atje, nuk ka të dhëna të tjera se si do të sigurohen dozat e tjera të vaksinës veç 360 mijë dozave që do të vijnë nga Covax, por të paktën është qartësuar se qytetarëve të Kosovës i nevojiten gjithsej 1.2 milion doza, siç thonë autoritetet.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thëne se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kurdo që ajo të jetë e gatshme, përmes Bankës Botërore.

“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vaksinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”, tha Bajrami.

Ndërkohë në Shqipëri informacionet për vaksinën mbeten të pakta. Anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve mjaftohen me faktin që Shqipëria është pjesë e mekanizmit COVAX dhe ka paguar kaparin, por askush nuk di të thotë: Sa është shuma e paguar? Sa vaksina do të blihen dhe sa përqind e popullsisë do të vaksinohet, apo se kush do të vaksinohet i pari?

Hera e fundit që Rama ka dhënë një afat se kur do të mbërrijë vaksina në Shqipëri ishte në emisionin Open në 12 nëntor.

“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha kryeministri duke dhënë një afat, që duhet ta ketë zhgënjyer Erion Veliajn kur e ka dëgjuar, sepse pritshmëri të tilla nuk i kanë hije “mikut të kokave të botës”.©Lapsi.al



19 Comments

  1. Pse na hapni barkun me citate nga Erion Veliaj???
    Sapo kisha ngrene nje vakt te mire dhe tani me buçasin zorret…..
    Kini më shume respekt per njerezit dhe mos na sillni opinione neandertalesh!

  2. Lapsi nxjerr nje thenie te Veliajt nga muaj me pare, tjerr lesh, pastaj tjerr ca me shume lesh dhe…. e poston si lajm kryesor.
    Vaksina ne vetvete nuk ka rendesi. Sa jete rezikohen dhe sa mund te shpetohen edhe kjo ska rendesi. Rendesi ka a do diskreditohet Rama apo jo.

      1. Po me kar po. Toshte bo mendja Rama, Basha, Kryemadhi……
        Me militante si puna jote edhe 100 vjet ke per ti pas mbi krye.

  3. Vucic u ka thene serbeve se per ata ka paguar per 1.8 milion vaksina!
    Lali Eri flet per kunatin e shokut Xhemal kurse Rames nuk i vjen zeri te thote sa vaksina do siguroje per shqiptaret.
    Nejse, nje vaksine per Ramen vete Vucic do ta heqe vec.

  4. Lali lekut I ka llapur goja perpara kohe prej servilizmit qesharak.

    Vaksina do vij nga gushti kur qeveria te paguaj shumen e eurove.

    Rama nuk ka per ta gezuar ate dite

  5. Ju thashe do krijoj 300 000 vende pune dhe dyfish e ca me shume dergova jashte vendit per pune!
    Ju thashe se Shendetesine do e bej falas dhe ja pra, nga dritaret e spitalit po hidhen nga lezeti!
    Ju kam premtu Rilindje, pra te rilindni prap, por per ta arritur kete duhet t’ju rras me pare andej nga keni dale…dhe ate po punoj te bej me qeverine time te suksesshme!
    Ndaj me duhet nje mandat tjeter patjeter

  6. Ka gje me te rendesishme se Shendeti ?!
    Sa e sa Shqiptare e kane mallkuar kete kriminel per sadizmin dhe moskokeçarjen qe ka treguar per shendetin e tyre ?
    Zoti e provofte ne shtepine e tij,ne gerdalle shendetin e tij,kete monster !
    Ky genjen,mashtron e vjedh pafund !
    Nje tufe plaçkeberesish i bejne temena ketij monstre,per plaçkë !
    Nje tufe tjeter,me vese kryesisht nga zanati me i vjeter as nuk skuqen e as nuk ua ndjen se po i sherbejne nje narkopsikopati,hajdut e katil !
    Vaksinen do e sjelle Lulzim Basha,Kryeministri i Shqiperise pas dates 25.04.2021 !
    Edvini do provoje,vaksinat e sapunit ne burg !

  7. Kush jemi ne qe bota te rrotullohet rreth nesh.
    Jemi njerez qe cvarrosim te vdekurit dhe lepijme ato qe kemi vjelle perpara
    Te fundit kemi qene dhe te sterfundit do te ngelemi.
    Zamet coni Shkulakun ambasador kudo qe ti doje suma dhe te na i zgjidh hallet tona.

  8. Namyti Kristaq Llumi
    Ne llumin ku jeton mbas atij vakti te mire qe hengre po te kishe ngrene edhe kete timin zorret e tua do te kendonin tallava dhe frymezim yt do te ishte Nicja dhe Froidi.

  9. Shikoni,dhe degjoni si shprehet Spiropidhesha! nuk u be deti kos ,per hallexhinjte dhe te vobektit asnje ndihme,per Ballat me shoke ,te gjithe jargelepiresit valixhet me euro per shqiptaret e varfer asnje dyshke.Po si thone shaka kur flet shoqja Spirodhesh,vet dosa te pasurohet sa me shume ,gojet e liga thone se mbas llogarise bankare pre shtat atet milion ero ka marre dhe afer burgut te Fierit dhe nja 30 hektar toke ,ja ka lene mamaja trashegim ,ti shkruaj tani une se me vone me kap ligji i shpifjes ,dhe kundra memeve,qe ka pregatitur shoqja Etilde,ju lutem Shqiptareve qe mos te bejne meme se do ti zeri neni per agjitacion dhe propogande ,dhe denohen me varje.kaq kisha te fala Pandi Majkos

    1. Spiropales i eshte bere kos jo vetem deti, por edhe dheu. Nga nje barkpangopur e veshur me rrobat e hedhura ne kazana plehrash nga tregu i gabit, sot blen makine qe i kushton sa rroga e 5 viteve si deputete. Pse te mos flase Spiropali, Veliaj dhe Balla? Kane qene me keq se qente bastarde te rrugeve qe ziheshin per nje kocke, tani po e hane te gjithe vendin si biftekte cilesise se pare. Po t’i quash plehra keta njerez, fyrrja nuk eshte per ta, por per plehrat dhe mbeturinat.

  10. E.S i kërkon G.D-së… (nuk thuhet)

    G.D: ‘Po e thua sikur i ke dhënë bukë qenit. Jo si kënaqësi e përbashkët. Pis’.

    G.D: Të vish si shk….

    E.S: Epo s’të jap gjë kur qan për ish-in.

    G.D: Boll o ndyrësisë e ndyrë… Do ta shkarravis surratin…

    Është e gjatë biseda, po s’ka nevojë më.Shko me keta Griden qe e njeh gjithe durresi dhe Salianjin qe e njohu Tirana ne babalen dhe ne fund lulzimja e la rrugeve

  11. Me nder te themi pordha e Surrelit vete vjedhja dhe orgjit e ka mendjen, i plasi suma per popullin atije hhaahh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *