• |
ide | kryesore

Edhe grekët vaksinohen përpara Vitit të Ri/ Qeveria njofton se vaksina do të jetë në dispozicion në dhjetor

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria greke ka thënë se vaksina kundër Covid-19 do të jetë në dispozicion të qytetarëve para Vitit të Ri. Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas tha se programi për vaksinimin pritet të përfundojë në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Greqi u rrit përsëri të martën me 2,199 infeksione të raportuara nga 1,044 të hënën. 111 pacientë të tjerë me Covid-19 vdiqën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,517. Petsas tha se bllokimi mbarëkombëtar për të ndaluar përhapjen e virusit do të duhet të shtrihet përtej 7 Dhjetorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *