• |
ide | kryesore

Gjendje e rënduar në Greqi, mbi 2 mijë raste të reja me Covid, 89 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbetet ende i lartë numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 89 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2606. Në të njëjtat nivele me ato të javës të kaluar edhe numri i të prekurve gjatë ditës së mërkurë, me 2.186 raste të reja numri i përgjithshëm ka shkuar në 110.000 infektime.

Vatra më e madhe e rasteve ditore është Selaniku i ndjekur nga Athina dhe Larisa. Ndërkohe ka perseri rritje te numrit te te intubuarve qe kane shkuar ne 613. Ndërsa ne aspektin politik partitë kane filluar polemika te ashpra mbi përballimin e valës se dyte te pandemisë.

Të dhëna shume interesante përmban një sondazh i Gazetës se Redaktoreve. 55% e te intervistuarve vlerësojnë negativisht menaxhimin e pandemisë nga qeveria , nderkohe qe ne valen e pare 80% e njerëzve dhanë vlerësim pozitiv për qeverinë.

Gjithashtu 65% besojnë se qeveria nuk bëri gjithçka që ishte e mundur për të parandaluar lockdown-in e dytë.

55% vlerësojnë se qeveria i menaxhoi spitalet ne mënyre negative dhe 58% ka te njëjtin mendim edhe për funksionimin e shkollave apo edhe te menaxhimit te situatës per bizneset e vogla te cilat u mbyllen. Gati nje ne shtate greke vlerëson se sistemi kombëtar i shëndetit nuk ishte i përgatitur të përballonte pandeminë. Por ndërkohe 63% thonë se patjetër do ta bejne vaksinën kundër koronavirusit.

Megjithese nje vend me karakter te theksuar fetar, 72% e te intervistuarve konsiderojnë të papërgjegjshëm qëndrimin e Kishës gjate pandemisë. Karakteristik eshte edhe fakti se vërtet 56% thonë se nuk janë aspak të kënaqur me punën e qeverise konservatore te Demokracisë së Re , por edhe 52% besojnë se edhe nje qeveri e SYRIZES do të menaxhonte keq pandeminë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *