• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson: Divorci ishte i tmerrshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Kelly Clarkson ka folur edhe një herë tjetër për divorcin e saj.

Në një tjetër episod të emisionit të saj, Clarkson, 38 vjeçare, ka folur haptazi me Alicia Keys dhe Glennon Doyle në lidhje me divorcin. Gjatë bisedës, biondja kishte folur për ndarjen me Brandon Blackstock, burrin e saj prej shtatë vjetësh, duke e quajtur procesin e divorcit ‘të tmerrshëm’. “Ka kaq shumë pjesë të vështira”, shpjegoi ajo. “Më e vështira për mua janë fëmijët, kjo është më e vështira për mua. Unë mendoj, si gratë veçanërisht, ne jemi të trajnuar … për t’i marrë të gjitha dhe ju mund të merreni me të dhe jeni mirë, por janë bebet tuaja për të cilën shqetësoheni”.

Këngëtarja bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor, duke përmendur ‘gjëra të papajtueshme’ pas afërsisht shtatë vjet martese. Ata kanë së bashku dy fëmijë: vajzën River, 6 vjeçe dhe djalin Remington Alexander, 4 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *