• |
ide | kryesore

Mesazhi i fundit i Maradonas për të dashurin e ish-partneres së tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Programi televiziv argjentinas, Secretos Verdaderos, e ka publikuar audio-mesazhin e fundit në WhatsApp të Diego Armando Maradonas, të cilin ia kishte dërguar të dashurit të ish-partneres së tij, Veronica Ojeda.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë në javën e kaluar në moshën 60 vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër. E gjithë bota e ka vajtuar humbjen e ikonës argjentinase të futbollit dhe i janë bërë nderime nga më të mëdhatë. Dhe derisa po zhvillohen hetime për të konstatuar përgjegjësinë eventuale të mjekut të Maradonas, Leopoldo Luque, lidhur me vdekjen e tij, janë mësuar disa detaje lidhur me gjendjen fizike dhe kujdesin në ditët e fundit të jetës së Diegos.

Ish- e dashura e Maradonas, Veronica Ojeda, është nëna e djalit shtatëvjeçar të tij, Diego Fernando dhe kujdeset për të së bashku me partnerin e saj të ri. Pikërisht atij, legjenda ia kishte dërguar mesazhin e fundit në WhatsApp. “Përshëndetje Mario, jam Diego”, dëgjohet duke folur Maradona me zë të lodhur.
“Mund të mendosh se është e pabesueshme, por unë e shoh Veronaican mirë. Ajo më ka treguar se është me ty tash”.“Kujdesu për të dhe për engjëllin tim Dieguito, se nuk ka një tjetër si ai. Kam shumë djem, por ky do të ma heqë qimen e fundit të thinjur”, ka thënë legjenda në audio-mesazhin e tij

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *