• |
ide | kryesore

Milanit i rikthehet stafi në pankinë: Pioli e asistenti më në fund negativë

-Instant, Sport



Lajme të mira për Milan. Tekniku Stefano Pioli e ndihmësi i tij Giacomo Murelli kanë rezultuar negativë ndaj tamponit të kryer një ditë më parë. Pioli e Murelli sot kanë drejtuar seancën stërvitore në Milanello e nesër do të jenë rregullisht në pankinë për ndeshjen e Europa League, Milan-Celtic Glasgoë.

Situata me infektimet në klubin kuqezi po vjen drejt përmirësimit, por rikthimi i dyshes drejtuese të stafit teknik është ai më i rëndësishmi, duke qenë se në ndeshjet e fundit, pa askënd për të drejtuar skuadrën në fushë, Pioli ishte zëvendësuar në pankinë nga Daniele Bonera.

“Jam i emocionuar – ka pranuar tekniku kuqezi – Kur mësova negativitetin mezi më zuri gjumi sepse mezi prisja të kthehsha në punë. Ishte e vështirë, por teknologji më ndihmoi”. Në fund, Pioli ka bërë edhe një battutë për gjendjen e Ibrahimovic e Leaos: “Po i monitorojmë ditë pas dite, por ndoshta ti shohim të dielën kundër Sampdorias është herët…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *