• |
ide | kryesore

Pas ndarjes, Emeli Sande fokusohet në muzikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja e njohur Emeli Sande, bëri publike lidhjen e saj me Jonathan Kabamba, e cila duket se mbaroi shumë shpejt.

Por, duket se dyshja nuk janë ndarë miqësisht pasi kanë fshirë të gjitha postimet me njëri-tjetrin në Instagram. Ndërsa një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për gazetën “The Sun”: “Emeli dhe Jonathan janë ndarë gjatë këtyre javëve të fundit, pasi nuk kanë mundur ta bëjnë lidhjen të funksionojë. Nuk ka hidhërime mes tyre, por sigurisht në një vit kaq të vështirë, ka qenë sfiduese për ta që ta mbanin gjallë romancën. Emeli është fokusuar në muzikë dhe gjatë muajve të fundit ka provuar t’i realizojë sa më shumë këngë që është e mundur. Nuk ka dyshim fare se të gjitha ndjenjat dhe emocionet e saj, i ka reflektuar edhe në këngët që i ka shkruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *