• |
ide | kryesore

Prefekti i Kukësit rrëzon vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit për t’i hequr Veton Surroit titullin “Qytetar Nderi”

-Instant, Lajme, Të fundit



Prefekti i Qarkut të Kukësit refuzon heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.

Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta.

Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, sqaroi se Vetoin Surroit i është hequr titulli “Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *