• |
ide | kryesore

“Shihemi pas 4 vitesh”/ Trump sinjalizon rikandidimin në 2024

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti Donald Trump ka folur gjatë një pritjeje në Shtëpinë e Bardhë për katër vite të tjera të tij në detyrë, pa saktësuar nëse ato do të fillojnë në janar 2021 apo në janar 2025.

“Kanë qenë katër vite të jashtëzakonshme. Ne po përpiqemi të qëndrojmë edhe katër vite. Përndryshe, mirupafshim pas katër vitesh”, tha Trump. Edhe një herë presidenti aktual republikan insistoi se ai i kishte fituar zgjedhjet.

Trump ka lënë të kuptohet se ai do të rikandidojë në 2024, duke lënë hapur derën për një fushatë rikthimi. Njerëz pranë Trump kanë thënë më herët se presin që presidenti të flasë për rikthim në 2024, kur ai të pranojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *