• |
ide | kryesore

Shkon në 5 numri i viktimave në sulmin që tronditi Gjermani

-Instant, Lajme, Planet



Pesë njerëz, duke përfshirë edhe një foshnjë nëntë muajshe, u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën të martën kur një makinë hyri me shpejtësi në një zonë pedonale në qytetin perëndimor të Gjermanisë Trier. Ministri i brendshëm i shtetit Rhineland-Palatinate, Roger Leëentz, tha se dy gra të moshës 25 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç, të gjithë nga qyteti Trier, humbën jetën në incident. Një grua 52-vjeçare humbi jetën më vonë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët thanë se njerëzit bërtisnin në panik dhe disa ishte hedhur në ajër nga forca e goditjes kur makina hyri në zonën e pazarit. Një i dyshuar 51-vjeçar gjerman është ndaluar brenda pak minutave pas incidentit dhe po merret në pyetje. I dyshuari kishte kaluar netët e fundit në automjet dhe nuk dukej se kishte një adresë fikse, tha zëvendës shefi i policisë së Trierit Franz-Dieter Ankner. Ai e kishte huazuar automjetin, i cili ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *