• |
ide | kryesore

Tre trajnerë në pesë javë: presidentët e Superiores prishin projektet me padurimin e tyre

-Instant, Sport



Përgatitje të tejzgjatura, skuadra të ideuara e ndërtuar sipas preferencave, apo në bashkëpunim me teknikët e pastaj shkarkimi në problemet e para të shfaqur. Që presidentët e futbollit shqiptar janë të padurueshëm nuk kishte mbetur të kuptohej tani, por tre trajnerë në pesë javë janë një ekzagjerim i vërtetë, në kohën kur pak gjëra janë kompromentuar. Egbo ishte i pari që e pësoi që në javën e dytë, me vetëm një humbje në kampionat e një eleminim nga Kupa, që në sytë e drejtuesve bardheblu e bë aq i rëndësishëm sa të harronin se ishte ai trajner që i shpalli kampion për të 25 herë në një sezon ku po rrezikonin të luanin për mbijetesë. E gjërat nuk është se po shkojnë më mirë, me dy barazime e një humbje me teknikun e ri.

Dy javë i shkoi edhe Cungut në Laç, punë tjetër se pastaj pas dy barazimeve fillestare presidenti Laska nryshoi mendje, duke i lënë edhe një dy javësh tjetër, ku gjërat shkuan nga keq në më keq: një barazim e një humbje i hodhën në erë përfundimisht pankinën shkodranit, pavarësisht se me një fitore, këtë herë me Nicën në pankinë, kurbinasit e shohin veten vetëm 4 pikë larg kreut. Ndoshta në Lac e kanë menduar si skemë fituese ndryshimin e pankinës para fundit të fazës së parë, sepse kështu bënë edhe me Starovën, që u zëvendësua nga Cungu me bardhezinjtë që shkuan në Europë sezonin e kaluar.

Pesë javë ka rezistuar ndërkohë tekniku i Apolonisë Kolela, pa asnjë fitore me dy barazime e tre humbje. Mund të mos jenë shifra entuziaste, porn ë Fier nuk është se shpresonin të dilnin kampion dhe në investime ishte e kuptueshme që të paktën në letër ishin kandidatë për tu kthyer në Kategorinë e Parë. E kështu, një trajneri që e mori përsipër skuadrën për ta shpëtuar, ndoshta i duhej dhënë pak më tepër kohë e jo vetëm atij, por cdo trajneri që punon me skuadrën e që ndonjëherë nuk i del koha as ti japë idetë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *