• |
ide | kryesore

U kapën pa maska mbrojtëse, ndëshkohen 666 qytetarë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë.



3 Comments

  1. Bleni bombula dhe paisje oksigjeni o robqira se dhe kepucet i keni te falura. Zgjebsa. Ilace ti hani leket e gjobave.

  2. Gjoba 100 mije lek rroga 300 mije leke.Rroga 300 mije lek testi covid 120 mije lek.Paketa e trete e ndihmes ekonomike 1.5 milion euro.Rindertimi i shkolles Sami Frashri 4.5 milion euro.
    Ju lutem me ndihmoni jam i djathte dhe nuk jam mire me shifrat 7 x 7 me del gjithmone 42.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *