• |
ide | kryesore

Veliaj: E vërteta e rivalitetit me Tahirin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në studion e ABC edhe për një temë të vjetër në Partinë Socialiste, rivalitetin e tij me Saimir Tahirin. Përplasja mes të dyve ka qenë sa e fshehtë, por në disa raste edhe e hapur. Gjithsesi, tashmë që ish-ministri i Brendshëm nuk përbën më kërcënim pas problemeve të tij me drejtësinë, Veliaj thotë se ky rivalitet nuk ka ekzistuar fare.

“As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet. Kemi qenë në ministri të ndryshme dhe kemi pasur super-bashkëpunim. Është e gjitha një legjendë urbane” – tha Veliaj që më pas përsëriti se e majta në zgjedhjet e ardhshme do të jetë e bashkuar.

“Është hera e parë që PS-ja shkon pa asnjë bijë, fraksion në fushatë dhe kundërshtari ynë shkon me 5 parti të tjera, që kanë dalë, qoftë edhe kjo logjikë na jep epërsi. Megjithatë, mallkimi ‘të hiptë vetja në qejf është më i rrezikshmi”. Jemi me këmbë në tokë sikur jemi ne në opozitë” – tha Veliaj. Tashmë duken të largëta kohët kur Veliaj dhe Tahiri sfidonin njëri-tjetrin edhe për parashikimin e motit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

“Beteja” Veliaj-Tahiri edhe për situatën e motit dhe ironia e Patozit

Veliaj- Tahiri, rivaliteti qesharak i dy nxënësve të Ramës (foto)

A po i nxjerr Tahiri dokumentat që nxjerin bllof Veliajn?

“E di kë kam rrotull”, Tahiri mesazh për Ramën, Veliajn dhe Xhafën

Veliaj: Tani i kam më të mira marrëdhëniet me Tahirin

Veliaj injoron Tahirin: Ekipi, më i fortë se individët



1 Comment

  1. Dy bole ne te njejten foto!
    Te shkon dora te hallatet, se mendon instinktivisht se mos te kane ikur dhe mbetesh impotent….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *