• |
ide | kryesore

Veliaj i shmanget përplasjes me Ramën: S’është ambicia ime të bëhem kryetar i PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përfolur shpesh edhe si pasues i Edi Ramës për kreun e Partisë Socialiste. Ambicia e tij komentohet gjerësisht në korridoret e selisë rozë sa herë që bëhet fjalë për përplasje mes grupeve të influencës në partinë më të madhe të së majtës.

Pak ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shprehu hapur se Veliaj po lufton të marrë vendin e Ramës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Por vetë Veliaj nuk ka ende guximin ta pohojë publikisht këtë ambicie. Në një intervistë që dha këtë të mërkurë për ABC, Veliaj tha se ishte i kënaqur vetëm me detyrën që kishte.

“Jo, nuk është fare ambicia ime. Besoj që më del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana” – tha Veliaj. Në këtë mënyrë kryebashkiaku ka shmangur edhe ndonjë angari të radhës nga shefi i tij, për të lyret muret e shkallëve të pallateve apo për të siguruar ndonjë lopën për një tjetër fshatar. Shprehja e Ramës se “Veliaj duhej varur te pemët që mbjell” duket se e ka dhënë efektin. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Rama për Erion Veliajn: Nuk e ka të gjatë, do të varet në pemë si shembull

Faktet/ Zbulohet se përse janë në konflikt Rama dhe Veliaj

Spiropalizimi i Erion Velisë

VIDEO/ Rama degjeneron Veliajn: Të çohesh në 4.30 të mëngjesit të lyesh vetë pallatet

A do të kandidosh për kryetar të PS? Veliaj i dredhon pyetjes, thur lavde për Ramën



1 Comment

  1. Erjono , mos jep leje ndertimi por imponoj leje per linja prodhimi qe te punesohen njerezit.
    Mjaf pare u pastruan me ndertime.
    Detyroj oligarket te hapin linja prodhimi per punesime , mjaft me ndertime pa kuptim, vend e pa vend, kaos me cdo cep, pisllik i papare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *