• |
ide | kryesore

Video/ Basaksehir eleminohet nga Champions në të 92: fiton Leipzig, Krasnodar në Europa League

-Instant, F1, Sport, Video



Në një ndeshje spektakolare Leipzig mopsht Basaksehir 4-3 e eleminon turqit nga Champions. Nuk i ka shërbyer për asgjë skuadrës së Buruk tregolëshi i Irfan Kahveci. Në grupin E, Krasnodar merr vendin e tretë me 1-0 e fiksuar ndaj Rennes e vazhdon rrugëtimin në Europa League.

BASAKSEHIR-LIPSIA 3-4
Në të 92′ goli i Sorloth venit tregolëshin e Kahveci, që në mënyrë të pabesueshme kishte rikuperuar rezultatin ndaj Leipzig në pjesën e dytë. Skuadra e Nagelsmann në të 43′ e sheh vetën në 2-0 me golat e Poulsen e Mukiele, por Kahveci rihap gjithcka në shtesën e pjesës së parë. Në të dytën Dani Olmo duket se mbylli historinë e ndeshjes me golin e tretë, por numri 17 është i fundit që heq dorë nga sfida dhe barazon rezultatin fillimit me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca e pastaj me një goditje dënimi milimetrike. Sorloth, në shtesë vuri pikën mbi ndeshje. Basaksehir, i eleminuar, mund të shpresojë akoma për një vend në Europa League.







KRASNODAR-RENNES 1-0
Dy skuadrave, që ishin të eleminuara nga Champions, i nevojitej një fitore për vazhduar rrugëtimin në Europë. Ai që ia ka dalë është Krasnodar, me një gol të Berg në të 71′, që i dërgon rusët në 1/16 e Europa League. Asgjë për të bërë për M’baye Niang, që u fut në fushë në pjesën e dytë pa mundur dot të ndryshojë daljen e francezëve zyrtarisht nga Europa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *