• |
ide | kryesore

Video/ PSG luan aktin kryesor në Teatrin e Ëndërrave: Ronaldo ‘Zotëria 750’

-Instant, F1, Sport, Video



Borussia Dortmund bëhet skuadra e nëntë e kualifikuar në 1/8 e Champions League, ndërsa të tjerët do ta zgjidhin situatën në ndeshjet e fundit. E mërkura e Champions ka qenë spektakolare me 27 gola të shënuar në 8 takime, por grupi më i paparashikueshëm është ai H, ku tre skuadra janë në kuotën e 9 pikëve, pas fitores së madhe të PSG në Old Trafford përballë Manchester United.

GRUPI E
Tani gjërat janë të qarta. Chelsea është forcë e parë dhe Sevilla e dyta e kualifikuar, me Krasnodar që siguroi prezencën në Europa League. Andaluzianët e Lopetegui janë dërrmuar keq në shtëpi nga londinezët që u imponuan 0-4 me pokerin e Olivier Giroud. Sulmuesi veteran francez nuk resht së befasuari dhe në Ramon Sanchez Pizjuan shënoi që në minutën e 8, për të marrë vëmendjen në pjesën e dytë me tre gola të tjerë (54, 74, 83) nga të cilët vetëm të fundit me 11 metërsh.




GRUPI F
Dortmund siguron kalimin me barazimin 1-1 me Lazion, edhe pse vendi i parë i rrezikohet ende. Gjermanët nuk kanë mundur të ruanin avantazhin e shënuar në fundin e pjesës së parë me Guerreiro, sepse një penallti i ka dhënë mundësinë Immobile të ndëshkojë ish-skuadrën e tij. Barazimi e mban skuadrën e Inzaghit me 9 pikë, por vetëm dy pikë pas ka ardhur Bruges që ka thyer 3-0 Zenit. Belgët tashmë do të luajnë gjithcka për gjithcka në ndeshjet e fundit përballë Lazios, që do të vendosë kush shkon në 1/8 e Champions e kush në Europa League.


GRUPI G
Tre gola për secilin: Barcelona e Juventus ruajnë pozicionet në pritje të përplasjes direkte që do të vendosë forcën e parë të grupit. Po në ndeshjen e fundit do të vendoset edhe nëse do të jetë Uzuni dhe Ferencvaros që do të shkojë në Europa League, apo Dinamo Kiev e Luceskut. Griezmann në të 14, Braithëaite katër minuta më oas dhe penalltia e Dembele në pjesën e dytë thyen hungarezët. Në Torino me të njëjtin rezultat është imponuar edhe Juventus ndaj Dinamo Kiev. Chiesa në të 21 dhe Cristiano Ronaldo në të 57 i hapën rrugë fitores bardhezi, përpara se Morata të kompletonte trisin në minutën e 66. Për CR7 ishte goli numër 750 në karrierë, që e vendos të katërtin shënues të të gjitha kohëve.



GRUPI H
Fitorja e Leipzig dhe ajo e PSG në transferta respektivisht në Stamboll dhe Manchester e kanë bërë të populluar vendin e parë të grupit. Tre skuadra nga 9 pikë me asnjë të sigurtë në përballjet e fundit. Më të favorizuar francezët që do të luajnë me Basaksehir të eleminuar ndërsa United e Leipzig do të zgjidhin në Gjermani. Tuchel merr frymë lehtësisht pas suksesi 1-3 në Teatrin e Ëndërrave. Neymar me dy gola dhe Marquinos kanë bërë të pavlefshëm golin e Rashford.



CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
FC Krasnodar 1 – 0 Rennes
Sevilla 0 – 4 Chelsea
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Borussia Dortmund 1 – 1 Lazio
Club Brugge 3 – 0 Zenit St. Petersburg
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Ferencvaros 0 – 3 Barcelona
Juventus 3 – 0 Dynamo Kyiv
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Istanbul Basaksehir 3 – 4 RasenBallsport Leipzig
Manchester United 1 – 3 Paris Saint-Germain



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *