• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur, vendosen nën sekuestro pasuritë e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.

Me vendimin me nr.19, datë 23.11.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është vendosur masa pasurore e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shtetasit Adriatik Llalla, si më poshtë vijon:

Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012;

Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;

Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017;

Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar. Masa e sekuestrimit të pasurive të paluajtshme në këtë rast është vendosur duke u bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 dhe kjo masë parandaluese është autonome nga proçesi penal që është duke u zhvilluar ndaj shtetasit të mësipërm.



12 Comments

  1. I PAFAJSHEM DO DALI EDHE KY . SI GJITHE KURVAT KUR GJYKOHEN NGA SUPERKURVAT POR TE VIRGJERA DALIN SE NDRYSHE EDHE VETE GJYQTARET DUHET TE SHKOJNE ME KETA NE BURG .

  2. ky po vuan pasojat e diskretitimit te bande ambasades amerikane dhe ne vecanti te majmunit lekureverdhe lu .kjo eshte drejtesia qe ndertoje bande ambasada amerikane .

  3. Mos caj byth Llale sa te kesh kete portal me ne krye zhapikun Andi dhe babuinin Armando bashke me idiotet komentues nuk te gjen gje.

    1. Shyqyr qe paska komentu nona e zgjuarsise e na ndricon pak. O i zgjuti i dynjase, hajt ishalla ka kemben e mbare Llalla e pacin fatin e ketij dhe ato shoket e tu qe e vendosen kilometrin e asphaltit ne 25 MILION EURO sa per fillim pa permend tenderat sekret e koncensionet.

  4. Gjithë ata trafikantë!!!Gjithë ato pasuri të vëna me krim këta meren me Llallën.Duan ta bëjnë shembull siç bënin dikur gjatë komunizmit sepse “Drejtësia e re”është bërë me ish sigurimsa!!!

  5. Kryeprokurori Salehut qe premtoi ceshtje te bujshme. Pranej i rra goja mbrapa talibaneve te shqupit kunder reformes ne drejtesi.

  6. Cudia me madhe tre dite zgjat nje gote dhalle mbrapa e del I kulluar. Rrofte SPAK qe merret me hajdutet e medhenj 10.000 leksha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *