• |
ide | kryesore

Afërdita Dreshaj flet për detajet e shtatëzanisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek Jakub Kindl po bëhen prindër për herë të parë.Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit shtatzëninë që në fillimet e saj.Herë pas here në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar foto të barkut të rrumbullakosur, duke treguar hap pas hapi ndryshimet e trupit të saj.

Së fundmi, Afërdita ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në InstaStory, duke i shuajtur atyre kuriozitetin rreth shtatzënisë së saj.

Këngëtarja tregoi se megjithëse i hahet ushqim jo i shëndetshëm, mundohet të ushqehet sa më shëndetshëm në vaktet kryesore. Megjithatë ajo e prish regjimin sa herë ka neps të madh për diçka (në këtë rast ëmbëlsirat).

Gjithashtu, ndjekësit ishin kuriozë të dinin nëse Afërdita ka pasur simptoma gjatë fillimit të shtatzënisë së saj, ndërsa ajo tregoi se ka qenë shumë mirë dhe s’ka pasur asgjë.

Përsa i përket emrit të bebushit, dyshja ende nuk e ka gjetur por edhe kur ta gjejnë, do ta mbajnë sekret derisa të lindë.

Afërdita rrëfeu gjithashtu se dhoma e djalit të tyre do të jetë gati në muajin shkurt dhe atëhere do ta ndajë edhe me ne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *