• |
ide | kryesore

Agjentë kibernetikë kinezë po shenjestrojnë ekipin e presidentit Biden

-Instant, Lajme, Planet



Më shumë se 1000 kërkues shkencorë kinezë janë larguar nga SHBA, ndërkohë që autoritetet amerikane kanë ndërmarrë një operacion kundër sulmeve kibernetike. Këtë lajm e ka njoftur sitën e djeshme John Demers, zyrtar për sigurinë kombëtare pranë Departamentit të Drejtësisë. William Evanina, shef në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tha në takimin mbi kibernetikën të organizuar nga Instituti Aspen, se agjentë kinezë kanë filluar të shenjestrojnë individë që do të punojnë në administratën e ardhshme Biden, si dhe persona “të afërt” me ekipin e zotit Biden.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha se kërkuesit shkencorë, të cilëve u referohej zoti Demers, nuk ishin të njëjtët që u përmendën në shtator nga Departamenti i Shtetit, kur u njoftua se SHBA nuk u kishte miratuar vizat më shumë se 1,000 shtetasve kinezë, në kuadër të një mase presidenciale për të mos lejuar studentë e ekspertë që konsideroheshin si kërcënim sigurie. Kina e cilësoi masën e fundit si persekutim i hapur politik dhe diskriminim racor që shkel seriozisht të drejtat e njeriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *