• |
ide | kryesore

Akuzohen se kultivuan kanabis, ndalohen 4 persona në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ded Lleshi,Aleks Gjoni, Fatmir Ndou dhe Arben Doda janë ndaluar nga policia për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi. Sipas policisë hetimi është kryer për 3 muaj, ndërsa ka rezultuar se këta persona merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në territorin e Njësisë Administrative Kolsh, në fshatin Velë.

Dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga shërbimet policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *