• |
ide | kryesore

Basha në takim me bizneset në Lezhë: Asnjë ndihmë nga qeveria, rreth 70% e fuqisë punëtore e shkurtuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetin e Lezhës për të takuar qytetarët dhe për të parë nga afër gjendjen e bizneseve. Basha shprehet se kryeministri Rama nuk ka dhënë ndihmë e për rrjedhojë 70% e fuqisë punëtore është shkurtuar, veçanërisht në fasoneri.

“Në Lezhë u takova me qytetarë dhe biznese të goditur dhe të varfëruar nga kriza. Biznesi fason është në gjendje të rëndë. Të mbetur pa punë dhe të braktisur nga qeveria Rama, që nuk jep ndihmë as për biznesin, as për familjet, ata kanë shkurtuar deri në 70% të fuqisë punëtore.

E njëjta situatë dhe tek bizneset në qendër të Lezhës. Ata po vuajnë pasojat e krizës ekonomike 7 vjeçare, që bashkë me pandeminë po e çojnë biznesin e vogël drejt falimentimit.

Shqipëria është vendi ku qeveria ka dhënë ndihmën më të vogël për biznesin dhe qytetarët, siç e konfirmoi dhe FMN. Qeveria Rama ka dhënë më pak ndihmë se Kosova dhe Maqedonia, edhe pse e ka buxhetin më të madh se këto dy vende fqinje. Dhe kjo, sepse Rama ka vendosur që paratë t’i çojë për tendera dhe koncesione korruptive, për udhëtime luksi dhe arredime zyrash, ndërsa shqiptarët po vuajnë për të siguruar ushqimin bazë.

Kjo situatë duhet të marrë fund. Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, jo për vete. Biznesi meriton një qeveri në krah të tij! Ne do t’i japim fund keqqeverisjes dhe paratë që sot shkojnë për inceneratorët e PPP-të korruptive, do t’u kthehen shqiptarëve, do të shkojnë për punësim dhe zhvillim.

Është koha ta ndalim të keqen që po rrënon vendin, ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për shqiptarët”, shprehet Basha.



1 Comment

  1. Rroft REPUBLIKA E RE.
    Klluf me te madh se ky nuk gjen.
    Un dua te fitoi ky ne 25 prill. Qe ta kuptojn te gjith se sa I pa afte eshte. Do vemi 4 vite mbase, po te pakten do na qetesohen nervat se 4 vite vetem do qeshim me kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *