• |
ide | kryesore

Burg për memet/ Rama: Nëse më thonë gomar nuk e kam problem, por hajdut…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se memet në internet nuk mund të ndalen. I pyetur për një nismë ligjore të Kodit Penal që po shqyrtohet nga Ministria e Drejtësisë, kryeministri u shpreh se ishte habitur nga lajmi. Kryeministri tha se ka një dallim midis opinioneve, për të cilat tha se nuk e ka problem, ndërsa kur akuzohet si hajdut duhet të paraqiten fakte.

“Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Kam pasur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaja, e para nuk bëhet fjalë për një projekt.

Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë.

Është nen i marrë që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me memet.

Sa i përket armikut të shtypit, unë kam një problem që nuk e zgjidh dot. Unë kam qenë aty ku jeni ju. Dhe duke qenë se kam milituar dhe duke qenë se kam një mendim të caktuar për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, ka një problem të madh me moskorrektesën dhe keqtrajtimin e fakteve.

Nuk kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion, kjo kërkon fakte”– tha Rama në Rtv Ora.



10 Comments

  1. Ju ju jeni super hajdut ore i degjeneruar familisht, more shjerdhate njeri, siq te thone gerdalla plak matuf i Surrelit.

  2. Gomarit ti hash bajgat ti se ai e bo pune .kurse droge dhe vjedhje ti e fliq gomarin ti je qelbs pthu rrace e poshter

  3. Gomar nuk eshte, eshte skizofren dhe e di ket prandaj nuk i vjen keq. Hajdut i vjen t’i thone sepse ia ulin vlerat, pasi ky eshte grabites pa maske

  4. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Të vërtetës u druhet mashtruesi!Al Capone nuk u denua per krimet,direkt dhe indirekt,por per evazion fiskal.
    Hajdut,hajdut,hajdut je, përderisa ishe kunder vetingut per politikanet.
    Në fillim të mandatit të parë si kryeministër,Rama u desh të përballej me një dokument konfidencial të prezencës së OSBE në Tiranë ku thuhej se Edi Rama është ‘zotërues i një pasurie prej 200 milion euro të fshehur në llogari off shore në emër të vëllait’.
    200 milion euro vetem kur ishte Kryetare Bashkie,po tani si Kryeminister qe i ka i vetëm ne dore,tepsine dhe timonin;-sa ka vjedhur?

  5. Meqe se ke problem te te drejtohen me gomar, po te them: O Gomar je HAJDUT. Ti nuk je si hajdutet e zakonshem qe te pakten marin mundimin e kamuflohen se kane njerfare fytyre megjithese hajdute, por ti je HAJDUT QE TE VJEDH DITEN PER DIELL E TE PERQESH DHE PASI TE VJEDH.

    Pikerisht per kete ty duhet te qire mamka ne zgjedhjet e ardheshme.

  6. Gomar, psikopat, skizofren, arrogant, delirant, rrenacak, burracak, mashtrus, hajdut, kriminel, mafioz. Me te mire se ty nuk ka. Opinioni im

  7. Hajdut nuk je por super hajdut po. Veç se per ty vjedhin te tjeret. Psh vjedh gjiknuri vjedh ahmetaj ne emrin tend, ti veç mer pjese ne % tek sheraton ke 30% psh. Ti nuk je hajdut ordiner ti nuk vjedh neper xhepa, ti IDIOT vjedh ne nje menyre me te moderuar.

  8. Sociopatiku midis nje mije e nje te zeza qe ka ka ne personalitet,ka edhe manin e krijimit te setes satanike.dhe ja rishkerdhatat ku i keni.une ne keto 8vjet nuk kam pare asnje te mire bga kjo sete kriminale.

  9. Para ca kohësh e dëgjuam Ramën të thotë se unë jam dy metro burrë e nuk kam mundësi për të vjedhë.
    Kishte të drejtë. Nuk ka asnjë mundësi ndonjë dy metrosh që të bëjë hajdutin e xhepave në autobuz.
    E pra e ofendojnë ate kur e quajnë thjeshtë hajdut.
    Këtë titull “të nderuar” mund ta mbajë vetëm ndonjë xhuxh si Braçe apo Gjushi.
    EDrama është kapomaifia e kapomafiet nuk vjedhin portofole nëpër autobuzë .
    Ata kanë një ushtri specialistësh të tatimeve, doganave, financave, ministrave e tërë kryetarët e bashkive që vjelin për te para .
    Prandaj e quan ofendim ai që ta quajnë thjeshtë hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *