• |
ide | kryesore

Capital T dhe Mozzik thumbojnë njëri-tjetrin nëpër Insta-Story

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur u duk se statuset e Mozzik mund edhe mos të ishin për Capital T, ky i fundit ka postuar një status që duket si kundërpërgjigje ndaj Mozzik.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, autori i hitit “Madonna” publikoi në Instastory disa statuse ku shkruante:

Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, Capital T ka publikuar një status ku shkruan:

Burrnia nuk blehet me kurrgjo, e ju s’e keni.

Duket se një luftë e ftohtë është hapur tashmë. Ndërkohë Capital T vijon ende ta ndjekë Loredanën, ndonëse ajo e ka hequr nga Instagrami pas freestyle-t të famshëm.

Ndërsa, Mozzik nuk gjendet më në listën e personave që Capital T ndjek. E normalisht as ai te Mozzik, i cili ndjek vetëm Hanën.

Se çfarë ka ndodhur mes tyre nuk dihet, por publikisht nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *