• |
ide | kryesore

Dështimi me negociatat, Rama fajëson Holandën: Ka zgjedhje në mars

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ia faturon dështimin e integrimit të vendit faktorëve të tjerë dhe aspak mospërmbushjes së kushteve që vendi duhet të përmbushë. Në një intervistë për RTV Ora, Rama tha hapur se shkak për pengesën është Holanda që ka probleme të brendshme për shkak të zgjedhjeve që mbahen atje vitin e ardhshëm.

“Gjermania ushqen flakën e zgjerimit. Formalisht negociatat janë hapur dhe duhet miratuar korniza dhe duhet bërë konferenca. Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore. Nuk ka konsensus mes vendeve. Nuk janë 10 vende që kundërsjtojnë, por s’merret dot vendimi po të mos jenë të gjithë dakord.

Historia e procesit nuk është fare e lidhur me çfarë bëjmë ne për sa kohë një vend ka axhendën e tij elektorale. Holanda ka zgjedhje në mars. Holanda nuk na ka penguar sivjet. Procesi është që mbasi hapen negociatat formalisht dhe diskutohen kornizat. Gjatë gjithë kohësh do të jetë kështu” – tha Rama.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e tha hapur se konferenca ndërqeveritare nuk do të mbahet këtë vit, por në këtë rast Rama arrin deri atje sa të thotë se është përkthyer gabim.

“Nuk është ashtu pra tani. E do ashtu, e marrim ashtu. Janë tekste që nuk janë reflektim besnik i fjalëve të thëna. Nuk e premton Merkel se nuk varet nga Gjermania. Holanda nuk e do këtë punë, unë them se ka zgjedhje” – tha Rama.

“Po edhe Bullgaria ka zgjedhje për shembull. Nuk ka Holanda inat me ne, se nuk ka përse ta ketë. Nëse Shqipëria i ka bërë detyrat nuk e përcaktojmë dot. Ua kam thënë në sy të gjithëve. Nëse i kemi bërë kushtet, e përcakton delegacioni i Komisionit Europian. Bën raport bazuar me kritere teknike.

Nuk e dinë në Holandë, as në Berlin se nuk rrinë që të merren me ne. Kur shtojnë ujë dhe miell është mungesë vullneti për të çuar para procesin. Kanë narrativën e brendshme. Më ka ardhur reporteri holandez për të pyetur se çfarë ndodh dhe e zgjidhen për një ditë, ndërsa Komisioni punon për ditë.

Dhe më tha: Si do ta përputhi Shqipëria ligjin e Sheriatit me bllokun e BE? Unë i thashë që nuk e kemi pasur kurrë, e ma ktheni; Po ju jeni vend mysliman? Ky proces do të zgjasë shumë, do ta shihni me të tjerët pas meje” – tha Rama. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Fajin se ka as Holanda e as ti. Fajin e kemi NE qe ste kemi qire robt. Fakeqesisht per ne, e fatmiresisht per ty, mileti jone eshte akoma me sindromen e Stokholmit.

  2. Po per Maqedonine s’ekzistojne zgjedhjet mor mashtrues. Uro bullgaret qe po pengojne Maqedonine per te justifikuar genjeshtren tende.

  3. Fajin e ke ti klysh kurve me qeverin firmato dhe super te korruptuar.
    Pergjegjesit
    1- Edi Rama Kryehajdut
    2- Arben Ahmetaj. Hajdut + kurvar
    3- damian gjiknuri Super Hajdut
    4- Vangjush Dako Hajdut rrugac dhe kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *