• |
ide | kryesore

Do t’i kalonin drejt BE-së/ Ndalohet në Korçë 23-vjeçari që po transportonte 7 emigrantë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person i shpallur në kërkim si dhe dy bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar në Korçë, pasi u kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm. M. S., 23 vjeç është arrestuar. Në flagrancë janë kapur edhe shtetasit B. D., 20 vjeç dhe R. K., 25 vjeç. Ata po trnasportonin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shumës 1400 euro në total u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi M. S. ishte shpallur në kërkim policor më datë 11.10.2020, në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *