• |
ide | kryesore

Drejtori ekzekutiv i Pfizer: Deri në fund të vitit 2021 do të kemi më shumë doza të vaksinës se sa kemi nevojë

-Instant, Arkiva, Planet

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se është i bindur që deri në fund të vitit 2021 do të ketë më shumë doza të vaksinës kundër coronavirusit, se sa do të jetë e nevojshme në luftën kundër pandemisë.


“Jam i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të ketë më shumë vaksina sesa do të kemi nevojë. Po bëjmë gjithçka që të rrisim kapacitetet prodhuese, por problemi qëndron se ato duhet t’i rrisim muajve të ardhshëm”, ka shtuar Burla.


Ndërkohë ai ka theksuar se është e rëndësishme që qeveritë të mos i lehtësojnë masat mbrojtëse.
“Është e rëndësishme që vaksinën ta përdorim si një mjet”, ka thënë ndër tjera drejtori ekzekutiv i cili shtoi se pa dyshim se do të jetë më efikase dhe me një efekt afatgjatë.

“Koha kur do t’i kthehemi normalitetit nuk është larg, por sigurisht se tani nuk është”, shtoi Bourla, shkruan tg.

Kujtojmë që Pfizer gjatë muajit të kaluar bëri të ditur se vaksina e tyre është efikase rreth 95 përqind. Në anën tjetër Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër coronavirusi nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu