• |
ide | kryesore

Greqia shtyn kufizimin e lëvizjes deri më 14 dhjetor

-Instant, Lajme, Planet

Greqia shtyn kufizimin e lëvizjes deri më 14 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, i cili tregoi edhe planin e qeverisë greke, duke theksuar se pavarësisht uljes së shifrave të të infektuarve, që vihet re ditët e fundit, kurba nuk ndryshon me ritmin e pritshëm, çfarë nuk lejon akoma rihapjen e vendit. Situata paraqitet akoma më e rënduar në veri të Greqisë.


Po sot paradite ministria e Zhvillimit të Greqisë informoi hapjen e njësive shitëse me produkte sezonale nga java e ardhshme, pas 7 dhjetorit si dhe shitjen e produkteve festive edhe në super market, ndërsa detajet e funksionimit të dyqaneve të para që hapen në Greqi pas 1 muaji do të shpallen nesër paradite.


Stelios Petsas ka deklaruar se javën e ardhshme kryeministri grek do të dërgojë një mesazh të ri për ecurinë e situatës dhe lockdoën. Në lidhje me vaksiminim kundër covid-19, Petsas ka theksuar se do të jetë falas për të gjithë, do të bëhet vullnetarisht, ndërsa Greqia do të ketë 1.018 qendra vaksinimi për të vaksinuar 2.117.440 qytetarë në muaj, duke filluar nga personeli i Shëndetësisë, moshat mbi 65 vjeç, persona me sëmundje anësore e në vijim të tjerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu