• |
ide | kryesore

Hoti paralajmëron uljen në tryezë me partitë politike për të zgjedhur presidentin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të organizohet një tryezë me partitë politike për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Ai tha se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën kontestuese të deputetit Etem Arifi. Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas nënshkrimit të panos për zotim për gjithëpërfshirje e cila u vendos në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese. Unë besoj që shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim që të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Çdo vendim që del nga ajo gjykatë ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”, tha ai. Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje ku e ka kontestuar votën e deputeti Etem Arifi në zgjedhjen e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.



1 Comment

  1. Kjo deklarate e KM Koti,po na regon,se problemet e votimit te kesaj qeverie,qenkan “kopsitur”mire,dhe gjykata Kushtetuese,si dhe heret e tjera,do na e katranoska,me vendimin e dates 7 dhjetor!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *