• |
ide | kryesore

“Lajme të mira. Fola me doktorët e mi”: Haaland inkurajon Dortmund, pas dëmtimit të parë në karrierë

-Instant, Sport



Ishte mungesa e madhe në sfidën e Champions League kundër Lazios, për shkak të një problemi në tendinën e gjurit. Erling Braut Haaland mund të kthehet në fushë megjithatë përpara janarit 2021, ashtu si ishte frikësuar në momentin e parë tekniku i Borussia Dortmund, Lucien Favre. Sulmuesi norvegjez 20 vjecar ka dashur të qetësojë të gjithë përmes një postimi në Twitter. “Lajme të mira. Fola me doktorët e mi. Kthehem shpejt”.

Ky është dëmtimi i parë i një farë rëndësie për Golden Boy të futbollit europian, një nga sulmuesit më të fortë e të kërkuar në arenën ndërkombëtare. Një mungesë që megjithatë mund të përfundojë më shpejt se parashikohej, për lumturinë e Favre e të tifozëve të Dortmund. Impakti i 20 vjecarit norvegjez në Bundesligë ka qenë impresionues dhe verdhezinjtë nuk mund të mos jenë të varur nga Haaland, sic e dëshmojnë edhe numrat e norvegjezit: 17 gola në 14 ndeshje në këtë sezon për numrin 9, që në kampionatin gjerman ka shënuar 10 në 8 ndeshje e në Champions League ka realizuar 6 në 4 takime.

POSTIMI I HAALAND



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *