• |
ide | kryesore

“Leucemia më hoqi shijen, Covid ma ktheu”: Mihajlovic tregon ditët e ankthit me dy sëmundjet

-Instant, Sport



“Unë kam qenë gjithnjë një që përcante, nuk kam qenë kurrë dikush që bashkonte e i marr mbi vete gjithë përgjegjësitë. Me këtë sëmundje praktikisht kam arritur ti ribashkoj të gjithë, edhe ata që thoshin ‘cigan i mu*it’. Në fillim duhet të them të vërtetën më pëlqente. Isha i kënaqur, pasatj i thashë vetes: ‘Po kështu është gjithcka e sheshtë, nuk mund të shkoj në stadium dhe të më duartrokasin të gjithë'”. Ky është rrëfimi që ka bërë tekniku i Bolonjës Sinisa Mihajlovic në një intervistë për Radio 105 në të cilën ka folur për sëmundjen që e goditi muajt e kaluar.

“Më ndihmoi shumë të qenit njëri sportiv, unë jam një i sëmurë nga rregullat e disiplina, edhe pse jam rritur në një vend ku disiplina ishte thelbësore, e kështu duke qenë i disiplinuar e një ushtar, bëja gjithcka duhej për sa i përket kurave. Unë luftoja cdo ditë, objektivi im nga fillimi ishte se duhet të mundja këtë sëmundje të mallkuar – shtoi ai – Unë bëra timen, por merita është e mjekëve” shpjegoi serbi.

“Edhe gjatë sëmundjes kam qenë gjithnjë prezent, gjë që më ndihmoi shumë në ditët e spitalit që nuk kishin mbarim: ndiqja gjithë stërvitjet, isha i lidhur e më shërbente që të nervozohesha me stafin, me lojtarët, më mbanin në jetë. Kur dilja, ato 7, 8 ditë për të marrë frymë duke pritur të bëjë kurat e tjera, shkoja në stadium, drejtoja skuadrën, nuk doja ti dorëzohesha sëmundjes”, tha tekniku që në verë u infektua edhe me koronavirus. “Unë me këtë dreq leucemie humba shijen e nuk ndjeja cfarë haja, më dukej si karton – shpjegoi serbi – Pas dy ditësh me covid mu kthye shija. Për 16 ditë në izolim shtova 4 kg e pastaj u futa në dietë se më pëlqen të jem në formë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *