• |
ide | kryesore

Lidhja me Butrintin dhe mardhënia me Young Zerkën, çfarë thotë Kiara Tito

-Instant, Paparazzi, Slider



Në çdo intervistë të mundshme të Kiara Titos një pyetje është e pashmangshme: “Pse u ndave nga Butrinti?”Nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot nga paparaci, shfaqja në vendet e njëjta dhe e fundit pjesëmarrja e Kiarës në këngën e Butrintit “Hajt hajt” kanë treguar të kundërtën.E kur ka kaluar 1 vit që nga ai videoklip, asnjë ndodhi e dyshimtë n uk ka ndodhur. Ata nuk ndiqen në Instagram, teksa fotot nga paparacët dhe në vendet e njëjta nuk qarkullojnë më.

Por vetëm diçka ka mbetur. Pyetja e sipërpërmendur.

Gjatw njw interviste nw “Roped with Olsi”, Kiara nuk i shpëtoi kësaj pyetje.

Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja “Pse u ndave?” . Kush të tha që u ndamë. Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë. I paske lënë për në fillim këto pyetjet pikante…

Po ashtu, ajo foli edhe rreth zërave që qarkulluan se ajo dhe Young Zerka po dalin së bashku.

“Mos vallë do marrësh pjesë edhe te klipi Young Zerkës?”-pyeti Olsi me humor, referuar pjesëmarrjes së saj në klipin e Butrintit.

Ja mora dorën klipeve tani mund të dalë edhe tek ndonjë tjetër. Po pse jo, mo Olsi pse jo?

Ndonëse Kiara po tregohej tepër fjalëpak, Olsi ishte i bindur të mësonte se ç’po ndodhte realisht mes tyre. Ai vijoi më tej: “Çfarë po ndodh mes jush? Sepse te “Shiko kush luan” e pamë se të dy i kishit fshirë mesazhet e atyre më parë? Ish-ëve…”

Unë kam fshirë mesazhet, por jo numrin”.-tha Kiara si për të na konfirmuar se dikur ka qenë me Butrintin. E më tej vijoi: “Në fakt ajo nisi aty kU ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *