• |
ide | kryesore

Neymar në Barcelonë, apo Messi në Paris, braziliani trazon ujërat: “I jap edhe rolin tim, nëse e do”

-Instant, Sport



Mesazhi është i qartë, aq sa duket e sikletshme ta vësh në dyshim. Sipas të gjitha gjasave, vitin e ardhshëm mund të ketë një rikthim të jashtëzakonshëm në Barcelonë. Fjalët janë thënë nga Neymar që, pas fitores së Psg 3-1 në shtëpinë e Manchester United zbulon pa lojëra fjalësh se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë pikërisht Spanja: “Ajo që dua më shumë është të luaj sërisht me Messi. Dua të luaj me të, i jap edhe rolin tim nëse do, për mua nuk është problem! Vitin e ardhshëm duhet të luajmë sërisht bashkë, e sigurtë”.

Vetëm se në këtë rast nuk duhet përjshtuar një mundësi tjetër, që do të thotë se është Messi ai që do të luajë me Neymar në Paris: argjentinasi është në skadencë kontrate me blaugranat në qershor dhe verën e kaluar tentoi të largohej. Nëse presidenti i ardhshëm i Barças nuk do ta bindë të rinovojë atëherë dyshja mund të bashkohet më me lehtësi në Tour Eiffel.

Kjo bëhet edhe më e lehtë nëse Mbappé duhet të përfundojë tek Real Madrid (diskutim që duhet parë me kujdes duke qenë se francezi dëshiron të luajë me Zidane, por për momentin tekniku është në dyshim) e PSG kërkon një yll për ta zëvendësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *