• |
ide | kryesore

Pelé emocionon botën me dedikimin për Maradonën: “Nuk pata kohë ta them, ndaj po e shkruaj ‘të dua shumë'”

-Instant, Sport



“Kanë kaluar shtatë ditë që kur u nise. Shumë njerëz pëlqenin të na krahasonin, ishte kështu gjithë jetën. Ti ishe një gjeni që magjepsi botën, një magjistar me topin ndër këmbë. Një legjendë e vërtetë. Por para të gjithash, për mua, ti do jesh gjithnjë një mik i madh, me zemër edhe më të madhe”. Një javë nga ndarja nga jeta e Maradonës, rivali i madh për kreun e më të mirit në botë, Pelé, ka postuar në rrjetet sociale një reflektim për argjentinasin, me të cilin, në realitet, ishte rival vetëm me fjalë, por kurrë vërtetë.

“Sot bota do të ishte më e mirë – vazhdoi Pelé – nëse do të bënim më pak krahasime me njëri-tjetrin e do të shpenzonim më shumë kohë të admironim njëri-tjetrin. Për këtë dua të them se ti je i pakrahasueshëm. Trajektorja jote është karakterizuar gjithnjë nga ndershmëria. Gjithnjë ke deklaruar atë që ke dashur e atë që ke urryer. E kjo mënyrë e jotja e vecantë na mëson se duhet të duam e të themi ‘të dua shumë herë më shumë. Ikja jote e shpejtë nuk më la ta them, atëherë po ta shkuar: unë të dua shumë, Diego”.
“Miku im i madh, faleminderit – thotë sërisht Pelé, që ka zgjedhur një foto të tij me Maradonën – për ditët së bashku. Një ditë, atje lart në qiell, do të luajmë në të njëjtën skuadër. E do të jetë hera e parë që do të ngre grushtin lart, jo për të festuar një gol, por se do mundem të të përqafoj sërisht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *