• |
ide | kryesore

Rama: Nuk e kemi humbur gjyqin me Becchetti, “Der Standard” kazan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama këmbëngul se SHqipëria nuk e ka humbur gjyqin në arbitrazh me Francesco Becchetti-n, pronarin e Agon Channel. Në intervistën që dha për RTV Ora, Rama tha se gjyqi vijon ende dhe palëve në këtë momente nuk u lejohet të shprehen. I pyetur për një shkrim të gazetës austriake “Der Standard” sipas së vilës në këtë vend kishte nisur procesi i sekuestrimit të pronave të shtetit shqiptar për të komensuar Becchetti-n, Rama e quajti “fake news”.

“Është e pavëretë që Becceti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës” është botërore. Kalimi i lajmeve të rreme është problem global. Edhe Der Standard në këtë rast… nuk e di si ka ndodhur, apo ka qenë një mungese e verifikimit të fakteve.

Çështja nuk ka përfunduar, por palëve u është ndaluar ta komentojnë. Di që cështja nuk e mbyllur. Shkrimi Der Standard është skandaloz. Nuk mund ta them, që ka ndonjë qëllim, por është i bazuar në të pavërteta. Unë di që deri tani që flasim, për gjyqet që nuk kanë mbaruar unë di që i kemi fituar të gjitha ato me Becchetti, por për këtë që po flasim nuk ka mbaruar ende” – tha Rama.

Gazeta Der Standard shkroi pak ditë më parë se banka austriake dhe kompani energjetike në Austri kanë marrë kohët e fundit një letër ku janë pyetur nëse kanë ndonjë pasuri ose aksione të Republikës së Shqipërisë sepse ato duhet të ngrijnë.

Sipas gazetës, gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar (ICSID) i dha komapnisë së Becchetti rreth 100 milionë euro kompensim. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Der Standard”: Pas humbjes së gjyqit me Becchettin, nis konfiskimi i pasurive të Shqipërisë në Austri



5 Comments

  1. EE,,,,eeee cilen vrejtje apo denim qe eshte marre nga institucionet europiane e ka pranuar ky megalloman? Cilat premtime ka rrealizuar, ky idiot?,,,EE,,,eeee, sa duhet qe te na genjeje perseri ku hipokritShpetimi vjen vetem me shporrijen e tije e qelbesirave rilindase, ndryshe, rruge tjweter ska.

  2. Ta lame me nje ane Ramen.. ( mund te themi plot te zeza per te, por kjo nuk ndihmon rastin ne fjale) .

    Qe kur e lexova lajmin qe kishte publikuar Standard.. dukej qarte qe behej fjale per nje FAKE NEWS.
    Te gjithe njerzit ( me mend ne koke) e dine shume mire se PERMBARIMI NUK NDERHYN pa mbaruar gjyqi per nje ceshtje. Pra nuk ishte e llogjikshme qe ‘permbarimi ne Austri te kerkonte bllokimin e pronave tona’…
    Per me shume akoma ,, shteti yne ka llogari bankare ne cdo vend ku ka dhe ambasada ( se aty derdhen rrogat e diplomateve) , dhe ato llogari nuk jane bllokuar. Pastaj pse vetem ne Austri po kryhej ky proces ? Pse Austria dhe jo e tere Europa ?
    Pra ishte nje lajm i genjeshter per te cilin gazetari ka marre nje shuk me euro, dhe me kete lajm u ushqyen portalet antiqeveritare te cilat e ‘perpunuan’ , ‘anal-izuan’ dhe ja u serviren trushplareve te tyre si ushqim ditor. Kjo eshte e verteta.

    Tani vazhdnoi te shani Ramen prap nese kjo ju ben ta kaloni diten me mire. Jeni te justifikuar.

  3. Po mire o ti, pyk pyetje “?”, ku e di ti se gjygji nuk ka mbaruar? Se ate te permbaerimit e dine te gjithe, edhe ate qe doçi rren si zgjebs qe eshte dhe njeri pa pike morali, kaq kollaj i beson ti atij, o pyke pytetje, kur nuk i beson asgje shqiptar sado gomar te jete, dhe t i besuarke, Apo je vete haleja shsiptare?

  4. Ky pikpyetja o punon ne shtet o eshte kushuriri i pare i Spiropalit .Nqs eshte Fake news ta hedhi ne gjygj gazeten Rama sic beri me Bildin per pergjimet pastaj u tehoq si legen.Po kur thote shteti yne ka llogari bankare nga ku marrin rrogat diplomatet dhe ato nuk jane bllokuar. O kari po cfare te beje shteti austriak te ngrije llogarite e tyre dhe ti leje diplomatet tane pa rroga deri sa shteti Shqiptar te paguaj gjoben.Pastaj thote gazetari ka marre nje shuk me euro.O Spiropal eshte gazetar Austriak ai nuk eshte Lorenc Vangjeli.Me poshte vazhdon gomarlliku ( Pastaj pse vetem ne Austri po kryhej ky proces ? Pse Austria dhe jo e tere Europa ) marre nga teksi.Sepse i dashur pikepyetje atje ndodhet gjykata fizikisht ne ate shtet.Se si u mbyll ai televizion e di e gjithe Shqiptaria.
    Tani vazhdo te mbrosh Ramen prap nese kjo te ben te kalosh nje dite te mire.Je i justifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *