• |
ide | kryesore

Rihanna zyrtarisht në lidhje me Asap Rocky

-Instant, Paparazzi, Slider



Në janar të 2020-ës interneti filloi të ziente nga lajmi se Rihanna dhe A$AP Rocky po dilnin, pasi u panë së bashku në prapaskenë në një koncert. Pas kësaj, një burim për The Sun tha se ata vërtet po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se po i merrnin gjërat me qetësi pasi ishin në fillimet e lidhjes. Në atë periudhë, Rihanna nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë me të dashurin e saj, biznesmenin Hassan Jameel, pas gati tre vitesh lidhje. Ndërsa tani duket se dyshja e kanë bërë lidhjen zyrtarisht më serioze. Të paktën kështu ka bërë të ditur një burim për People, që konfirmoi se ata po takohen shpesh me njëri-tjetrin. Ky lajm vjen pas raportimeve të Page Six dhe Us Weekly që Rihanna dhe A$AP Rocky u panë me një grup miqsh në Beatrice Inn në NYC këtë fundjavë – duke nxitur edhe më shumë spekulime rreth statusit të marrëdhënies së tyre. Në fakt, Rihanna dhe Rocky kanë qenë miq prej shumë kohësh. Ai madje ishte pjesë e fushatës së saj Fenty Skin. Mirëpo, Rihanna është shumë e rezervuar për jetën e saj personale, kështu që mos prisni që t’i konfirmojë këto lajme… të paktën jo tani afër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *